Ka kaluar më shumë se një vit që kur infektimi i parë me koronavirus në botë u raportua.
Kjo ndodhi në Wuhan të kinës dhe që atëherë, virusi i sars cov 2, është përhapur nëpër botë duke marrë 1.7 milionë jetë njerëzish. Një nga zërat më të dëgjuar gjatë pandemisë, ka qenë ai i themeluesit të Microsoft, Bill Gates.
Në fakt, shumë nga mohuesit e pandemisë dhe kundërshtarët e vaksinës i janë referuar Gates duke e akuzuar se do të vendosë mikrochipe tek të gjithë për të kontrolluar njerëzit. Fondacioni që Gates udhëheq, bashkë me të shoqen, është një nga shkaktarët që kompanitë Pfizer dhe Biontech u bashkuan për të prodhuar një vaksinë që do të prodhojë imunitet tek njerëzit.
Por, së fundmi, biznesmeni parashikoi se më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende. Në një intervistë me CNN ai tha se katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët e pandemisë. Edhe 5 vite më parë, në 2015, ai kishte paralajmëruar për numrin e viktimave që një event si ky që po shohim tani do të shkaktonte. Gates tha ndërkohë për NBC se normaliteti në SHBA do të fillojë në pranverë të 2021 por që kjo të ndodhë, rekomandon reduktimin e kontakteve dhe mbajtjen e maskës.
Bill Gates kishte deklaruar se miratimi i një vaksine nuk kishte shumë gjasa të ndodhte para nëntorit. U desh të pritej edhe fare pak por parashikimi i tij ishte korrekt. Sidoqoftë, ai beson se normaliteti i plotë do të kthehet në 2022 dhe pandemia e radhës do të ndodhë brenda 20 viteve të ardhshme.
Top Channel