Home KRYESORE Policia dhunon protestuesit? Balla: Shihni çfarë bëjnë policët në SHBA

Policia dhunon protestuesit? Balla: Shihni çfarë bëjnë policët në SHBA

Ditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestat që po zhvillohen në disa qytete të vendit pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Balla, gjatë një interviste është pyetur për dhunën e policisë ndaj protestuesve në ditët e fundit. Por ai i ka justifikuar veprimet e policisë me shembullin e policisë së SHBA në protesta që sipas tij, dhunojnë qytetarët në situata të ngjashme.

“Shihni protestat në SHBA, nëse do më thoni që qasja këtu është më e ashpër se në SHBA unë do thoja po, ka një tejkalim. Por, mos harro jemi në kushtet kur ke 16 punonjës policie të plagosur, njëri prej tyre rrezikon shikimin, gjej rastin të falenderoj qeverinë që e ka çuar për kurim jashtë vendit. Unë e di se një pjesë e madhe e atyre që dolën për protestë paqësore nuk e prisnin dhunën. Përfshirja e elementëve kriminalë në krye të protestës, njëri prej tyre është njeri me elementë të rënda kriminale ka bërë që kjo protestë të marrë këtë lloj drejtimi. Goditja dhe vendosja e zjarrit tek elementët që përbëjnë festën e Krishtlindjes është e rëndë. Unë jam mysliman, kam një bashkëshorte ortodokse dhe festojmë të gjitha festat. Nuk gjej arsye të them si djali im del nga shtëpia dhe i vë zjarrin bredhit”,- tha Balla./ Opinion.al

Share: