Pa protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, policia ka proceduar penalisht 9 persona në Korçë duke i akuzuar për shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë
Të proceduarit janë identifikuar me inicialet S. M., 30 vjeçe; E. M., 21 vjeç; H. K., 23 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. Dh., 27 vjeç; E. T., 27 vjeç; Gj. L., 22 vjeç; S. D., 41 vjeç; D. H., 38 vjeç, banues në Korçë e Maliq.
Policia thotë se; “Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së Bashkisë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama, kanë shkatërruar dekoret festive, kanë djegur dy bredha dhe kanë goditur me sende të forta në kokë për shkak të detyrës, punonjësin e policisë M. J., i cili mori mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”
Ndërkohë, bëhet me dijes se në Bulqizë janë proceduar penalisht 7 persona të cilët gjithashtu protestuan për vrasjen e 25-vjeçarit nga një efektiv policie./ Opinion.al