Home Gjeo-Ekonomia Putin shpreson se Biden do te zgjidhë problemet në marrëdhënien mes vendeve

Putin shpreson se Biden do te zgjidhë problemet në marrëdhënien mes vendeve

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një konference ka theksuar se shpreson se me presidentin e ri amerikan, Joe Biden problemet mes dy vendeve do të zgjidheshin, duke shtuar se Donald Trump do të vazhdojë të ndikojë në skenën amerikane.

“Ne shpresojmë që të gjitha problemet, ose ndoshta jo të gjitha, por të paktën disa prej tyre, do të zgjidhen nën administratën e re amerikane”, theksoi presidenti rus gjatë konferencës së tij tradicionale për shtyp të fundvitit.

Presidenti rus është një prej drejtuesve të rrallë që ka pritur votimin e kolegjit zgjedhor amerikan në favor të Biden.

Biden premtoi se do të tregohej i vendosur përballë Rusisë, e cila është akuzuar veçanërisht për ndërhyrje në sistemin zgjedhor amerikan për të favorizuar zgjedhjen e Trump përballë Hillary Clinton./abcnews.al

Share: