Home KRYESORE Rakacolli:Vaksina kundër COVID-19 vjen në Shqipëri në muajt e parë të 2021

Rakacolli:Vaksina kundër COVID-19 vjen në Shqipëri në muajt e parë të 2021

Kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka thënë se vaksina kundër COVID-19 do të vijë në Shqipëri në muajt e parë të vitit 2021.

Në një deklaratë të bërë në emisionin “Open”, Rakacolli është shprehur se qeveria ka punuar në disa drejtime për të siguruar vaksinën. Sipas saj në portofolin e  Covax ka disa vaksina përfshirë Astra zeneca dhe Moderna.

Ndërkohë, Rakacolli ka komentuar dhe një hartë të publikuar nga një derivat i sajtit prestigjoz “The Economist”, “The Economist Intelligence Unit”,  i cili parashikonte se vaksina në Shqipëri do të vinte në vitin 2022.

Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizur që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021.

Ne kemi punuar në disa drejtimi, i pari me Covax. Varet se cila vaksinë do jetë e para, covax ka në portofolin e saj shumë vaksina. Këtu për shembull është e Astra zenecas. është në tratativa dhe me Modernan”, tha ajo./Opinion.al

Share: