Home KRYESORE Rama akuzon Metën dhe opozitën për dhunën në protestat për Klodianin

Rama akuzon Metën dhe opozitën për dhunën në protestat për Klodianin

Kryeministri Rama ka reaguar duke akuzuar direkt presidentin e Republikës Ilir Meta, dhe drejtuesit e partive opozitare si organizatore dhe nxitëse të dhunës në protestat për Klodianin.

Në një postim në Twitter ai shkruan se: Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës!

Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje! S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet..

Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën),Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr!

Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!

Top Channel

Share: