Serbia përmes dialogut të stërzgjatur (2–11–2020), duke aplikuar konceptin e kontrollit efektiv në veriun e Kosovës, ka investuar vazhdimisht që në rrethana të përshtatshme të jetë e gatshme ta okupojë veriun. Tani, kur marrëveshjet e fshehta me ish presidentin Hashim Thaçi për një simulim të një blic-krige kanë dështuar, presidenti serb i kthehet Nagorni Karabak-ut si “argument” shtesë dhe alibi e gjetur!
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Hyrje
Politika serbe vazhdon të dëshmojë se e cilëson periudhën prej 12 qershorit 1999 si “paqe e imponuar”, respektivisht “kohë e mesluftës” që ajo u mund dhe u detyrua t’i largoj trupat nga Kosova, dhe “kohës në ardhje”, që premton kthimin e saj në Fushën e mëllenjave.
“Lufta është ferr”[1], kjo ishte rezymeja e William T. Sherman (1830–1891), njëri nga gjeneralët më të sukseshëm i Unionistëve në Luftën civile amerikane, e thënë nga fundi i karrierës së tij ushtarake në vitin 1879.
Deklarata luftënxitëse e presidentit serb, betimi i qeverisë, po edhe ai i xhandarmërisë serbe, ishin maja e ajsbergut e kësaj gjeopolitike që shenjon nocioni “Kosova është Serbi”! Gjithë kjo lukuni e propagandës serbe ka disa vite që shoqërohet edhe me blerje të armatimit modern nga Rusia dhe Turqia.
Zgjerimi i Serbisë në jug
Krijuesit e shtetit modern serb në ndjekje të interesit nacional, në prag të pavarësisë, duke gëzuar ende autonominë brenda Perandorisë Osmane, po shestonin zgjerimin e tyre në drejtim të Perendimit, me objektiv përfshirjen e serbëve dhe territorit të Bosnjës brenda shtetit modern ser. Ishte pikërisht projekti Austrohungarez për shtrirje drejt Adriatikut, ai ëq do ta detyrojë elitën serbe të marrë në konsideratë planin B — shtrirjen në Jug.
Në vitin 1872, Princi Millan Obrenoviqi kishte nënshkruar një konventë të fshehtë me Perandorinë Austrohungareze përmes së cilës ai jipte garancionet e tij se “Serbia heq dorë nga pretendimet në Bosnje dhe Hercegovinë.” [2]
Në burimet serbe shihet se nuk ishte vetëm Rusia, shtytësja dhe përkrahësja e Serbisë për zgjerim në hapësirën jetike shqiptare, që përfshinte edhe projektin për dëbim të popullatës autoktone në qarqet e Nishit, Prokuples, Kurshumlisë, Pirotit, Leskocit, Vrajës…
Në këtë plan Serbia kishte edhe mbështetjen e Austrohungarisë, respektivisht koalicioni i Hausburgëve Austro-Hungarez. Ja ç’thuhet në një konventë trepalëshe Serbo-Austro-Hungareze:
“Në rast lufte, shtetet nënshkruese ishin të obliguara që ta pranojnë neutralitetin politik. Austro-Hungaria u zotua se do ta përkrahte depërtimin e Serbisë kah jugu, d.m.th. (ndaj tokave të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, si të qarkut të Nishit, Leskocit, Vrajës-v. a.) etj. Pastaj Austro-Hungaria obligohej që t’i mbroj interesat e dinastisë së Obrenoviqëve. Prandaj, edhe e njohu shpalljen e Princit Millan për mbret të Serbisë në vitin 1882”. [3]
Shoqëria serbe që nga themelimi i shtetit modern serb (1878) ka njohur vetëm fitore në rrafshin gjeostrategjik e gjeopolitik. Shtrirja e shtetit serb në territoret shqiptare (1878, 1913) ishte produkt i gjeopolitikës që i dhuroi Serbsë territor të pafund — saktësisht 998 [9]fshatra e 8 qytete, ku shumicën e popullsisë absolute ose të ndjeshme e përbënin shqiptarët.
Vraja dhe Kurshumlia ishin dy qendra që pothuajse 90 % ishin të banuara me shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve ishin ortodoks.
Këto të dhëna studjuesit lehtësisht mund t’ i verifikojnë e gjejnë në vetë burimet serbe. Janë një varg studjuesish serb që e pohojnë këtë fakt.
Për pozitën e shqiptarëve në Shqipërinë Verilindore — para luftërave serbo-turke dhe Krizës Lindore të viteve 1875–1878, por edhe më pas, kanë shkruar një varg historianësh serb. Një lagje sosh, sidoms pas Luftës së Dytë Botërore kanë shpalosur një varg të dhënash me interes relevant, për historinë arbërore të këtyre trevave, duke përfshirë edhe dëbimin masiv. Po i potencojmë disa nga ta, duke ju shprehur mirënjohje të thellë: M. Gj. Miliçeviqi, Dr. M. Vasoviqi Dr. Millovan Spasiqi, A. Bogosavleviqi, Dr. M. Rakiqi, Dr. Vidosava Nikoliq-Stojançeviq që përfshijnë periudhën 1878–1912 dhe atë të shekullit 20-të: Dr. Jovan Trifunovski, Dr. Nikolla P. Iliq, Millorad Vasoviq, Dr. Trifun Zoniq, Dr. Rista Nikoliq dhe historiografikët tjerë të para luftërave Ballkanike 1878–1912 siç ishin: M. Gj. Miliçeviqi, Dr. M. Vasoviqi Dr. Millovan Spasiqi, A. Bogosavleviqi, Dr. M. Rakiqi, Dr. J. H. Vasileviqi etj.
Sipas të Dr. S. Ukës, që thirret në këto të dhëna të autorëve serb: “ Popullata shqiptare shtrihej deri Nishi dhe përtej tij si kompaktësi etnike, ose e përzier me popullatën serbe dhe me elementet tjera etnike siç ishin: vlleh, jevgë, turq, bullgarë etj” .[4]
Tutje, po sipas këtyre studjuesve serb, popullsia shqiptare ishte shumicë edhe në qarkun e Toplicës dhe në atë të Vrajës, në trevat dhe rrethet e Leskocit, Kosanicës, Dobriqit, Grykës së Veternicës, pastaj në Jabllanicë, Pustarekë, Polanicë,[5] Klisuricë, Masuricë, në fushëgropën e Vrajës.[6] Pastaj shqiptarë kishte edhe në Vllasinë Kraishtë dhe në rrethin e Nishit.[7] Ndër qytetet e banuara kryesisht ose me shumicë me shqiptarë ishin: Prokupla, Kurshumlia, Leskoci, Nishi, Vraja, Piroti etj.[8]
Nga gjithësejt 998 [9] fshatra të kësaj treve shqiptare, 300 sosh ishin plotësisht homogjene, me popullsi shqiptare.
Konsulli britanik zoti Gould, më 26 shkurt 1879 i raporton Markezit të Salisbury-t se si po plnifikonte qeveria serbe, t’ i trajtojë banorët shqiptarë të katër prej qendrave të mëdha të aneksuara: Nishit — me 248 fshatra shqiptare, Pirotit me 289, po aq të Vrajës dhe 372 të Toplicës, që gjithësej ishin 998 [10] fshatra, menjëherë pas pushtimit të kësaj pjese të hapësirës shqiptare
Koncepti i kontrollit efektiv — pararendës i konceptit për okupim
Krimin që kishte bër Serbia me zgjerimin në jug (1878) do ta përsërisë në shkallë të gjerë e me projekte për shfarosjen e shqiptarëve dy herë gjatë shek.20-të, herën e parë më 1912/13 dhe herën e dytë 1998/1999.
Por nëse më 1912 ia kishte arritur ta pushtojë komplet ish vilajetin e Kosovës tok me kryeqendërn e tij — Shkupin, madje edhe Sanchakun e Novipazarit, duke e ndarë më pas atë me Malin e Zi, më 1999 gjeopolitika nuk do të jetë në anën e Beogradit. Përfundimisht Serbia do ta humbas Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit nga qershori i vitit 1999, por sidoqoftë, nuk po arrinë dot ende ta kuptojë këtë fakt. Ndërkaq që të pajtohet me realitetin politik të krijuar tashmë në Evropën Juglindore përmes egzistencës së dy republikave shqiptare dhe me ëtë faktorizimit gradual e në ngjitje të kombit shqiptar, e ka tepër të vështirë.
Beogradi shum i vetëdijshëm se koha punon gjithësesi për shqiptarët, ka vite që kishte investuar në projektin për ndarjen e Kosovës. Hë për hë, me fitoren e Jou Biden-it këtë projekt ata detyrohen ta fusin në sirtarë, si shumë tjerë para tij. Por a do ta shfrytëzojmë ne këtë periudhë prej katër vjtëve që pasojnë, fillimisht për funksionalizimin e Republikës së Kosovës dhe njkohësisht çlirimin e Tiranës zyrtare nga vargojtë e krimit politik e ekonomik.
Duket se vetëm nëse Shqiptarët si Komb do të fillojnë të veprojnë në kundërofenzivë, jo vetëm duke ia rikujtuar të drejtën historike që kanë për rikthim e hapësirës së pushtuar më 1878, por edhe duke punuar seriozisht për një mundësi të tillë në një të ardhme jo të largët, Beogradi mund të përmendet dhe të ulë kokën.
Por, meqë shqiptarët, megjithëse krijuan Shtetin e tyre (1912) dhe ndërkohë edhe Republikën e dytë (2008), nuk arritën dot të konsolidoheshin si duhet e të krijojnë mekanizma shtetëror e akademik që hartojnë projekte të kësaj natyre, por edhe i kundërvihen me të njejtën monedhë strategjive me karakter ekspanzionues konform parametrave projektues nga gjeopolitika serbe, që në vazhdimsi , për gadi dy shekuj, zgjeroi trritoret e shteti serb në dëm të interesit jetik të kombit shqiptar, ndërkaq Europa hesht para këtyre pretendimeve serbe duke rënë viktimë e gjeopolitikave të gabuara serbe ngjashëm me ato të shek. 19-të, sërish çet kokë politika neofashiste e presidentit aktual Aleksander Vuçiq, duke paralajmruar rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë!
Këtë paralajmrim Beogradi e ndërlidhë me rikthimin e Azerbajxhanit në Nagorni Karabah, duke tërhequr parale mes rastit të armenëve në atë zonë dhe serbëve në Kosovë! Jo rastësisht krejt këtë ai e bën fill pas radikalizimit të fashizmit islam gjithandej në Evropë e sidomos në Austri. Ai e njeh mirë sentimentin perendimor ndaj akteve të të ashtuquajturëve “Ujqit e murrmë”, që ishin përgjegjës për gjithë makabriditetin e tyre ndaj popullsisë armene edhe në javët e fundit para se të ripushtohen pjesë të hapësirës armene nga Azerbajxhani. Këto veprime të përmasave të gjenocidit sërish u mbështetën publikishte nga presidenti turk Erdogan. Në fakt edhe marrëveshja e arritur mes palëve rrjedhimisht mund të thuhet se ishte kompromis mes Moskës dhe Ankarasë, por çmimin më të rëndë e paguan sërish armenët.
Për perendimin ishte ky akti i dytë i poshtrimit, aps atij që Erdogoni bëri më 24 korrik, kur e riktheu Katedralen e Sophia-s nga muze që ishte shndërruar në epokën e Ataturkut, sërish në xhami, duke pretenduar të shndërrohet në një lloj kalifi i pakurorë i Sunitëve islam.
Le të kujtojmë faktin se kjo katedrale ishte përdhosur fillimisht nga Sulltan Mehmet Fatih ( 1453 ), emrin e të cilit edhe sot e kësaj dite e mbanë njëra nga xhamitë qendrore të Prishtinës! Erdogani kishte përzgjedhur jo pa qëllim edhe ditën e 24 korrikut, duke risjellë në kujtesë kështu marrëveshjen e Lausanne-s të para plot 97 vjetëve, që kishte korigjuar marrëveshjen që kishte imponuar Sèvres, duke rikthyer në zotërim atëbotë Anadollin duke rikthyer në jetë sërish simbolin e fuqisë ushtarake turke.[11]
Por se aneksimi i Krimesë e aq më pak rikthimi i Azerbajxhanit në Nagorni Karabah nuk krahasohen dot me rastin e Kosovës. Kosova ishte prej tetorit 1912 koloni tipike e Serbisë. Në asnjë dokument serioz ndërkombëtar asnjëherë Kosova nuk është cilësuar si pjesë e Serbisë në rrafshin legal. Lidhur me aneksimin e Krimesë Asambeja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një rezolutë më 27 mars 2014, përmes së cilës Rusia cilësohet si agresore dhe po aty shpallet e paligjshme përfshirja e një pjese të territorit të Ukrinës në Federatën Ruse.[12] Por, shpallja e pavarësisë së Kosovës si akt i vulletit politik të qytetarëve të saj, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Qeveria serbe vazhdimisht insiston që dialogu mes Prishtinës e Beogradit të shtyhet në kalendrat greke, duke “argumentuar” përherë në Këshillin e Sigurimit dhe kudo se e drejta e patheksuar e srbëve të veriut të Kosovës për shkëputje na buroka nga fakti se “Kosova nuk njeh ankesat legjitime të komunitetit serb” dhe se #bashkjetea na qenka e pamundshme”, duke “harruar” faktin real se komuniteti serb në Kosovë gëzon të drejta që nuk gëzon asnji minoritet në nivel të BE-së. Nëdrkaq krahasimi me komunitetin shqiptar në Serbi (që për nga numri është pothuajse i njejtë), as që mund të paramendohet. Në Medokë (Medvegjë) psh. ka vite që ushtrohet spastrim etnik i heshtr prmes aplikimit të të ashtuquajturit ‘pasivizimit të adresave’ të qytetarëve shqiptarë në vendbanimet e tyre.
Komuna e Medokës në regjistrimin e vitit 2011 kishte 7438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, por bazuar në të dhënat e komunitetit shqiptar atje, supozohet se në Medokë kanë mbetur të regjistruar vetëm 600 shqiptarë.
Ka tridhjetë vjet që pandërprerë, të gjitha qeveritë serbe, në Medokë, Bujanoc e Preshevë dhe kudo ku janë shqiptarët, përfshi edhe Novipazarin, Tutinin dhe Sjenicën, ata janë vënë në shënjestër të politikës serbe, duke aplikuar me rreptësi politikat asimiuese (sidomos në Novi Pazar, Tutin e Sjenicë), por edhe duke i detyruar të largohen përfundimisht (në rastin e Medokës, Bujanocit e Preshevës) këdo që flet shqip.
Vetëm gjatë katër viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medokës (Medvegjës). Përmes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb bënë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje, pohoi së fundmi kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Dr Vjosa Osmai, në një takim me një delegacion të Brukselit.
Serbia me veriun e Kosovës, duke aplikuar qoftë edhe pjesërisht konceptin e kontrollit efektiv, de afkto ka mbajtur derën hapur për aplikim të nocionit të okupimit në kushte e rrethana më të përshtatshme. Ndërkohë, meqë okupimi ushtarak do të cilësohej si aneksion, akt okupimi, presidenti serb ndërkohë po pregaditë alibinë për një akt të tillë!
Evropa Juglindore pavarësisht se përbën mezi 3.5% të popullsisë së përgjithshme të Bashkimit Evropian, rregullisht gjatë gjithë këtyre dy shekujve të fundit, e sidomos nga e ashtuquajtura Krizë e lindjes (1875) ndërkaq me theks edhe më të shtuar nga viti 1914, kur atentati ndaj princit të kurorës së Prandorisë Austrohungareze, Franc Ferdinand ,në Sarajevë, do të shërbejë si shkas për fillimin e Luftës së Parë Botërore, do ët zgjojë interesim nga superfuqitë botërore e rajonale. Sërish në këtë pjesë të kontinentit të vjetër rikthehet vëmendja e Rusisë, Kinës, Turqisë, duke pretenduar ta shtyjnë vijën e përplasjes me Perendimin tutje Sarajevës.
Interesi i Moskës për ta tërhequr Serbinë sa më larg Perendimit ka bërë që Brukseli të heshtë ndaj deklaratave luftënxitëse të Aleksandar Vuçiqit dhe mos ta trajtojë me seriozitetin e duhur armatimin superior të ushtrisë serbe këtë dekadën e fundit. Serbia si instrument gjeopolitik në duart e Mosëkës po vepron ngjashëm siç kishte vepruar Josip Broz Tito gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, duke koketuar me të gjitha palët e interesuara për rajonin.
Moska e vetëdijshme për pozicionin e Beogradit, sidomos tashti pas humbjes së Donald Trump-it dhe dështimit të projektit për ndarjen e Kosovës, është riaktivizuar për tërheqjen e Serbisë në orbitën e saj edhe më shumë duke u rikthyer tek projekti fillestar serb për zgjerim në perendim (Bosnjë), por duke paralajmruar fare hapur mundësinë e rikthimit edhe në Kosovë në një çast kur do të konsiderohet më i përshtatshëm për interesat ruse e serbe.
Palët e involvuara në rastin e Kosovës shpeshherë kanë deklaruar se Kosova ishte rast sui generis, pra jo një precedent ligjor zyrtar. Vuçiqi shfrytëzoi momentin për ta përfshirë rastin e Nago-Karabak-ut në fjalimin e tij dhe paralajmrpër kthimin e mundshëm në Kosovë edhe në ditën më të shenjtë për shqiptarët. Pikërisht më 28 nënto, ditën e pavarësisë së Shtetetit Shqiptar, për të demonstruar seriozitetin e deklaratave të tij, që në thelb janë produkt i doktrinës ekspansioniste serbe, ai viziton kazermën më të madhe ushtarake në rajon (atë të Nishit), duke treguar muskujt e ri të Serbisë përmes paradës ushtarake me kontigjentin e ri të 11 tankeve ruse, dhe duke kërcënuar kështu hapur rajonin me makinën ushtarake serbe. Aleksandar Vuçiq-i, presidenti serb, ngjashëm si kryeministri armen Nikoll Pashinyan, pretendon të përsërisë sa herë i ipet mundësia për të argumentuar tezën e tij mbi domosdon e ndarjes së Kosovës, duke u bazuar në të ashtuquajturin parim të shkëputjes korrigjuese. Por, kur kjo tezë nuk i konvenon, si në ratin aktual të ndërhyrjes së Azerbajxhanit, ai thirret në sovranitetin e pacenueshëm dhe të drejtën e shtetit për mbrojtje të interesave nacinale! Çështja nuk shtrohet vetëm në përputhje me doktrinën e “shkëputjes përmirësuese” — e cila pretendon se shkëputja mund të pranohet si mjeti i fundit për t’i dhënë fund shtypjes — që po dëshmohet si mit, meqë serbët e veriut dhe përgjithësisht pakica serbe në Kosovë, bazuar në Pakon e Ahtisarit që ju imponua më pas kushtetutës, gëzojnë të drejta që nuk gëzon asnjë minoritet në nivel evropian. Kjo doktrinë në të cilën tashmë kacavirret Beogradi, nuk ka “një themel të fortë teorik në të drejtën ndërkombëtare, dhe në përgjithësi nuk ka asnjë lidhje me “Konflikte të ngrira”, siç janë ata në rajonin post-Sovjetik.”[13]
E drejta ndërkombëtare përfshin konceptin e vetëvendosjes, ajo nuk përfshin të drejtën e shkëputjes. Shtetet perendimore dhe ërgjithësisht demokracitë liberale në rastin e Kosovës nuk e theksuan paradigmën e dekolonizimit, që ishte fakt real, meqë duket se ishin vonuar për disa dekada ta kuptonin se kishin të bënin pikërisht me këtë paradigmë, por ato potencuan rastin sui generis për shkak të luftës dhe gjenocidit serb ndaj popullsisë shqiptare (1998/1999). Por, për Beogradin lufta gjithplanëshe për rikthim në Kosovë vazhdon. Madje edhe me çmimin për të shkaktuar përplasje të mëdha, pasi të krijojnë mundësi të aplikojnë skema të rrezikshme gjeopolitike, a çarë kokën për paqen e stabilitetin. Në këtë linjë mendimi duhet kuptuar kërcnimet e Aleksandar Vuçiqit sot.
Deklarata e Vuçiqit në fakt më shumë i drejtohej administratës në ardhje të Bidenit se sa Prishtinës apo Tiranës zyrtare. Intenca këmbëngulëse për të tërhequr paralele në raprt me rrugët që u ndoqën për çlirimin e Kosovës nga pozicioni kolonial dhe konfliktit të ngrirë në Nagorni-Karabakh, duke duke mbrojtur tezën serbo-ruse për konfliktet e ngrira dhe duke barazuar Kosovën me një të tillë, prandaj është tepër e rrezikshme dhe duhet trajtuar me shumë seriozitet.
Përfundim
Rusia dhe Turqia do të vazhdojnë të shtrijnë ndikimin e tyre në rajon për aq kohë sa Brukseli dhe Uashingtoni nuk koordinohen për t’ i dhënë fund projekteve që kanë për bazë hartat e reja politike në dobi të Serbisë. Ngritja e bazës ushtarake ruse në Nish dhe paralajmrimi për zgjerimin e saj edhe në zona tjera (Sfircë, Tutin etj), e shpjen Beogradin drejt thellimit të kursit prorus dhe largimit edhe më të ndjeshëm nga Perendimi.
Analistët serioz shkruajnë dhe flasin në vazhdimësi këto vitet e fundit për rrezikun dhe kërcnimin e pritshëm rus në Kosovë. “Për shqiptarët, kërcnimi rus ka qenë dhe mbetet real”, konkludon Dr Islqam Lauka.[14]
Hapja e Zyrës përfaqësuese të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes në Beograd së fundmi është sinjal i qartë i pretendimeve për ta shndërruar Serbinë në një fuqi të rajonit në shërbim të gjeopolitikës ruse.
Serbia vazhdimisht, por sidomos vitet e fundit, është furnizuar dhe po vazhdon të furnizohet me bombardues MIG-29, helikopterë luftarakë MI-17B dhe MI-35 M, me tanke dhe mjete të tjera të blinduara. Pjesëmarrja e Serbisë në në stërvitjet e koduara me emrin “vëllazëria sllave” në Rusi dhe Bjellorusi, por edhe duke qenë nikoqire e këtyre paradave ushtarake, është demonstrim i hapur i orjentimit strategjik serb. Në këtë marshutë antiperendimore demonstrimi i brezit të fundit të prodhimit rus të mbrojtjes antiraketë, paraqet qershin mbi tortë!
Serbia përmes dialogut të stërzgjatur (2–11–2020), duke aplikuar qoftë edhe pjesërisht konceptin e kontrollit efektiv në veriun e Kosovës, ka investuar vazhdimisht që në rrethana të përshtatshme të jetë e gatshme ta okupojë veriun. Tani kur marrëveshjet e fshehta me ish presidentin Hashim Thaçi për një simulim të një blic-krige kanë dështuar, presidenti serb i kthehet Nagorni Karabak-ut si “argument” shtes dhe alibi e gjetur!
Në rrethanat e reja që pret Beogradi, disi ngjashëm siç pret krimineli për kthim në vendin e krimit, institucionet e Republikës, parasëgjithash ato të sigurisë dhe mbrojtjes, duhet urgjent të mbarështrojë marrëveshje të karakterit ushtarak në radhë të parë me Republikën e Shqipërisë, por edhe me shtetet mike si SHBA-të, Gjermaninë, Kroacinë, Britanin e Madhe, që në rast sulmi, të përfitojmë me urgjencë mbështetje humane-profesionale, por edhe me armatim të sofistikuar dhe kovencional. Mbrojtja dhe konsolidimi i shtetit të Kosovës prandaj është interes kombëtar.
________________
Shënime/Fusota1. Ky konkluzion është pjesë e një kumtese publike, respektivisht citim i publikuar nga
Qendra Ndërkombëtare Clausewitz-it në një Akademi të Bundeswehr-it gjerman në
Hamburg më 7. 12. 2000. Cituar sipas Robert Cowley/Geoffrey Parker (Botues.),
The Reader’s Companion to Military History, Boston — New York 1996, f. 424.2. Grup autorësh, Historija za školski uzrast, Beograd, 1994, f. 193. Po aty, f. 19–204. Dr. Jovan Trifunoski, Vranjska kotlina, knj. I Skopje, 1962.5. Nikolla P. Iliq, vep. të cit. fq. 14.6. Dr. Jovan Trifunoski, vep. e cit. fq. 737. Rista T. Nikoliq, vep. të cit. fq. 1198. Dr. Vidosava Nikolić Stojančević, Leskovac i oslobođeni predeli Srbije, 1877–1878, Leskovac 1975. cit. del. Str. 131.9. Bejtullah Destani, Muhaxhirët — Dosja britanike, Prishtinë, 2019, f.26810. Po aty, f.26811. NZZ, 12.11.2020, Intervista me politologun dhe njohësin e islamit politik, që nuk po
e kërcnon vetëm Francën po edhe gjithë Europën.
Burimi:
file:///home/sadri/Downloads/Interview_%20Der%20Politologe%20Gilles%20Kepel%20u%CC%88ber%20Jihad-Terrorismus.pdf12. United Nations General Asanbly Resolution 68/262, “Territorial integrity of
Ukraine”, www.un.org, 27 mars, 2014.13. Ayaz Rzayev, No, Kosovo Is Not a Precedent for Nagorno-Karabakh, The National
Interest, 29.11.2020
https://nationalinterest.org/feature/no-kosovo-not-precedent-nagorno-karabakh-17347814. Dr Islqam Lauka, Instrumentalizimi i një miqësie, Prishtinë 2020, f. 41