Home KRYESORE Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu: Vijim i paslëkundjeve të 26 nëntorit

Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu: Vijim i paslëkundjeve të 26 nëntorit

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, sipas Institutit të Gjeoshkencave goditi mëngjesin e së dielës vendin tonë.

IGJEUM tha se epiqendra e tërmetit ishte 2 km në veri të Ishmit me një thellësi 2 km, ndërsa tronditjet u ndjenë në 4 qarqe të vendit, Durrës, Lezhë, Krujë dhe Kurbin. Fatmirësisht nuk raportohen dëme.

Ndërkohë, gjatë një interviste në Report tv, sizmiologu Edmond Dushi tha se goditja e sotme është vijim i pasgoditjeve të tërmetit të 26 Nëntorit.

“Janë pasgoditje, vijim i sekuencës sizmike që filloi më 26 Nëntor. Relaksimi tektonik i tokës do kohë të qetësohet. Këto quhen mikrotërmete edhe nuk përbëjnë rrezik për ne”, tha sizmiologu duke shtuar se është e pamundur të parashikohet nëse ky tërmet do të shoqërohet nga të tjera lëkundje./Opinion.al

Share: