Home Gjeo-Ekonomia “Turqia dhe Izraeli, takime të fshehta me praninë e shefit të MIT”:...

“Turqia dhe Izraeli, takime të fshehta me praninë e shefit të MIT”: “Bomba” e gazetës amerikane

Shefi i inteligjencës turke, Hakan Fidan është takuar tre herë kohët e fundit me zyrtarë të lartë të inteligjencës izraelite në një përpjekje, sipas Al Monitor, për të normalizuar marrëdhëniet Ankara-Tel Aviv me iniciativën e Turqisë.

Gazeta shkruan se administrata në ardhje në SHBA nuk do të jetë edhe aq e dobishme për Turqinë dhe ky realitet i ri po e detyron Erdoganin të konkludojë se vendi i tij është gjithnjë e më i izoluar.

Informacioni në lidhje me kontaktet sekrete të nivelit të lartë midis shërbimeve sekrete izraelite dhe turke u konfirmua për gazetën amerikane Al Monitor nga të paktën tre burime, të cilët, megjithatë, kërkuan që anonimati i tyre të ruhej me çdo kusht, raporton abcnews.al.

Të paktën në një prej tre takimeve që janë zhvilluar, është konfirmuar prania e shefit turk të “MIT”, Hakan Fidan.

Qarqet qeveritare nga të dy palët deri më tani janë përmbajtur nga komentimi i informacionit, por një burim i tha Al Monitor se “trafiku midis Turqisë dhe Izraelit vazhdon”.

Theksohet se nuk ka ambasadorë që përfaqësojnë të dy vendet në kryeqytetet përkatëse që nga maji i vitit 2018, dmth pasi Turqia kërkoi tërheqjen e ambasadorit izraelit në Ankara për shkak të sulmeve të përgjakshme të ushtrisë izraelite në Gaza, por edhe vendimit të Uashington për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Hakan Fidan, shefi i MIT, besohet të ketë marrë pjesë në disa takime në të kaluarën me zyrtarë të lartë izraelitë për të diskutuar çështje serioze të sigurisë që kanë lindur në Siri ose Libi.

Burimet e Al Monitor, megjithatë, tregojnë se kësaj here bisedimet midis Ankarasë dhe Tel Avivit në nivelin e shefave të inteligjencës të të dy vendeve kanë si qëllim të vetëm rivendosjen e marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe vendosjen e ambasadorëve në dy kryeqytetet.

Shqetësimet po rriten çdo ditë në Ankara se administrata e re e ardhshme e SHBA nën Joe Biden do të jetë shumë më pak tolerante ndaj Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, pasi udhëheqja në largim e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Al Monitor, shqetësimi më i madh në Ankara është se Joe Biden nuk do të mbështesë Turqinë, siç u bë nën Donald Trump, në mënyrë që ajo të mos sanksionohet për furnizimin e raketave ruse S-400, si dhe për shkak të përfshirjes së shtetit turk, Tayyip Erdogan personalisht dhe familjes së tij në skandalin e famshëm Halkbank, i cili po shqyrtohet nga gjykatat amerikane dhe që ka të bëjë me shkeljen e embargos amerikane ndaj Iranit me importin dhe eksportin e paligjshëm të arit persian në Turqi dhe vendet e treta.

Vëzhguesit perëndimorë tregojnë se Erdogan mendon se nëse radhitet pranë Izraelit, atëherë do të ketë shumë përfitime nga ekipi drejtues i Joe Biden.

Një analist me përvojë në Institutin e Sigurisë Kombëtare Izraelite, Galia Linden Strauss, pajtohet që në këtë kohë dhe pak para ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë, ka një dritare të hapur për një ndryshim në marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve, Al Monitor thekson se pa marrë parasysh se çfarë ndodhi në nivelin diplomatik dhe politik, asgjë nuk i ka prishur zhvillimet në këtë drejtim. Turqia dhe Izraeli kanë vijuar prej vitesh raporte normale ekonomike. /abcnews.al

Share: