Efektivi Fadil Allaraj, i cili mori dëmtim në sy, në një nga protestat për vrasjen e Klodian Rashës është dërguar për kurim në Turqi.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama. Ai thotë se Allaraj do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në Turqi me shpresën se mund t’i kthehet një pjesë shikimit!
“Të shkuara! Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, shkruan Rama.
Në fotot e ndara nga Rama, duket Ardi Veliu dhe Ogerta Manastirliu që përcjellin efektivin në aeroport.