Home KRYESORE U qëllua për vdekje nga polici/ Xhaxhai i Klodian Rashës: Djali doli...

U qëllua për vdekje nga polici/ Xhaxhai i Klodian Rashës: Djali doli për të pirë kafe. S’kishte armë, të zbardhet ngjarja!

Xhaxhai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që mbeti i vrarë rreth orës 01:45 si pasojë e mosbindjes së urdhrit të ndalimit nga polic

Xhaxhai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që mbeti i vrarë rreth orës 01:45 si pasojë e mosbindjes së urdhrit të ndalimit nga policia, kërkon që ngjarja të zbulohet deri në fund.

Ai tha se nipi i tij nuk ka pasur armë me vete, ndërsa thotë se ngjarja fillimisht iu njoftua në mënyra të ndryshme:

“Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë. Pastaj kanë thënë se ka vdekur. Djali ka dalë për të pirë kafe. Ka pasur dy kokrra hurma në dorë i ka lënë në ballkon. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund.Vëllai më ka thënë se djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë në shtëpi. Apelin policisë prej nesh që këtë punë ta zbardhë deri në fund si të jetë në punë”.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima ka qenë i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për “Heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016”.

Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Policia njofton se i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë policia njoftoi se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Viktima Klodian Rasha

Top Channel

Share: