Home KRYESORE Vaksinat e Covid-19/ Endri Shabani debat me Alfred Cakon: Nuk je mjek...

Vaksinat e Covid-19/ Endri Shabani debat me Alfred Cakon: Nuk je mjek kujdes kur jep këshilla

Tema e sotme e “Rrethit Katror” në emisionin “E Diell” i është kushtuar çështjes së shëndetësisë për vaksinat e Covid-19.

Endri Shabani tha se shqetësimi i tij është me rolin që luajnë mediat për çështjen që ka të bëjë me shëndetin ku në këtë pikë mendon se mediat duhet të marrin më shumë përgjegjësi në atë që transmetojnë sepse duhet ta konfigurojnë atë.

“Debati im është me rolin që ju mediat luani, shqetësimi im është për çështjen që ka të bëjë me shëndetin ku në këtë pikë mendoj se ju duhet të merrni më shumë përgjegjësi në atë që transmetoni për ta verifikoni atë. Kam dëgjuar njerëz se kanë pasur frikë nga vaksinat dhe janë sëmurë nga sëmundjet të cilat mund të ishin infektuar duke bërë vaksinat, pra problemi është se për informacionet e këtij lloji, unë mendoj se burimi i këtij informacioni duhet të jenë ata të cilët e kalojnë ditën në laborator dhe në spital duke u marrë me pacientët, ku ne të tjerët nuk kemi ekpsertizë për këtë çështje. Ju keni përgjegjësi për ne si qyetarë për informacionin që transmetoni, ku nuk mund ta distanconi veten nga informacioni që trasmetoni. Lidhje me mediat unë nuk them që mediat nuk duhet të pasqyrojnë ato që ndodh në shoqëri, por problemi është kur covid nuk ekziston njerëzit nuk e marrin parasysh këtë gjë dhe nuk marrin masa dhe shumë po humbasin jetën. Statistikisht sipas Instat në 3 mujorin e vitit kanë vdekur 1300 njerëz më shumë se vitet e tjera, pra duhet të marrim masa dhe të ruhemi. Nëse ne mbledhim copa nuk bën lidhje logjike, dhe pasoja e teorive konspirative është se njerëzit nuk besojnë në fuqinë e tyre. Bota sot nuk është demokratike. Unë do të vaksinohem dhe këto vaksina testohen dhe në momentin që do liçensohen unë do të vaksinohem së bashku me familjen time”, tha Endri.

Cako tha se kryetari i një partie, duhet ta dijë se ka 3 pushtete, ku pushteti i parë është legjislativi që vjen nga partitë politike, i dyti është qeveria që krijohet nga shumica në parlament dhe i treti është gjyqësori, por ka edhe një pushtet të katërt që është media, ku synimi për të kapur pushtetin që duan politikanët është opinioni publik.

“Zoti Shabani është kryetari i një partie, duhet ta dijë se ka 3 pushtete, ku pushteti i parë është legjislativi që vjen nga partitë politike, i dyti është qeveria që krijohet nga shumica në parlament dhe i treti është gjyqësori, por ka edhe një pushtet të katërt që është media, ku synimi për të kapur pushtetin që duan politikanët është opinioni publik, ku ata nuk merren me media por kur merren me media përpiqen ta mbështesin median dhe fjalën e lirë dhe jo ta kufizojnë”, tha Cako.

Top Channel

Share: