Pas atij të Utah, një tjetër objekt misterioz në formën e një monoliti është shfaqur në Rumani. Objekti u gjet në Batca Doamnei Hill në qytetin Piatra Neamt në Rumaninë veriore të enjten e kaluar.
Ai u pikas disa metra larg pikës së njohur arkeologjike Kalaja Petrodava Dacian, e cila është monumenti më i vjetër historik në Piatra Neamt.
Ndërkohë, objekti misterioz metalik tre-dimensional që u gjet në shkretëtirën e largët të Utah, u hoqa nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.
Edhe pse këto zbulime kanë ngjallur teori të shumta konspirative, por dyshohet se kjo mund të jetë vepër e një shakaxhiu të frymëzuar nga 2001 “A Odyssey Space”./ Opinion.al