Home Gjeo-Ekonomia Vonesat në përgjigje nga USCIS dhe ç’duhet të shmangin emigrantët shqiptarë në...

Vonesat në përgjigje nga USCIS dhe ç’duhet të shmangin emigrantët shqiptarë në SHBA, flet avokati Kieran Both

Për çështje të emigracionit në SHBA, avokati Kieran Both jep disa sqarime për shqiptarët:

Më 15 dhjetor, 2020, Shërbimi i Emigracionit dhe i Nënshtetësisë së Shteteve të Bashkuara (USCIS) nxorri një njoftim lidhur me aplikimet për emigracion. Zyrat e USCIS-it që merren me aplikimet dhe pagesat janë të mbingarkuara me punë për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të aplikimeve që kanë mbërritur aty gjatë këtyre javëve të fundit. Këto janë zyrat që pranojnë aplikimet që i dërgohen USCIS-it të cilat shoqërohen me tarifat përkatëse. Sipas USCIS-it, rritja e numrit të aplikimeve të marra e kombinuar me kufizimet e kapaciteteve për punë në këto zyra – kufizime të vendosura si masa mbrojtëse gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19-ës – kanë shkaktuar vonesa të ndjeshme në përgatitjen dhe dërgimin e njoftimeve që konfirmojnë marrjen e aplikimeve (receipt notices). USCIS-i ka deklaruar që po vazhdon punën për të minimizuar vonesat dhe me të procesuar aplikimet dhe pagesat përkatëse, USCIS-i do të shqyrtojë gjithë dokumentacionin e paraqitur prej jush.

USCIS thotë se nëse e keni dërguar siç duhet aplikimin, atëherë, normalisht brenda 30 ditëve, do t’ju dërgojë njoftimin që e ka marrë aplikimin, në adresën që keni dhënë në aplikim. Në rast se aplikimi nuk është i plotë apo nuk është paraqitur siç duhet, USCIS-i në përputhje me proçedurat në fuqi, do ta hedhë poshtë aplikimin. USCIS-i vë në dukje që mund të ndiqni hapat e mëposhtëm për të reduktuar kohën që i duhet USCIS-it për të procesuar aplikimin dhe tarifat përkatëse në mënyrë që t’ju dërgojë një receipt notice ose për të gjetur statusin aktual të çështjes suaj:

Aplikoni nëpërmjet internetit (gjithnjë nëse egziston kjo mundësi për llojin e aplikimit tuaj) dhe në vend që të prisni njoftimin t’ju vijë me postë, mund ta merrni menjëherë konfirmimin që formulari juaj është marrë nga USCIS-i;
Krijoni një llogari tuajën në faqen e USCIS-it që të mund të kontrolloni statusin e çështjes suaj në faqen e internetit nga celulari apo kompjuterat portativë kudo dhe kurdo, duke përdorur mjetet dhe hapësirat në internet që USCIS-i ka vënë në dispozicion për këtë qëllim; ose
Mbushni formularin G-1145, E-Notification of Application/Petition Acceptance dhe kapeni bashkë me faqen e parë të tij, për t’i kërkuar USCIS-it që kur ta pranojë aplikimin tuaj, t’ju njoftojë nëpërmjet një mesazhi me tekst dhe/ose me një email.

USCIS-i ju nxit që kur të paraqisni dokumentacionin shoqërues të aplikimit, të ndiqni këshillat e mëposhtme:

Në faqen e internetit ku është formulari që do të paraqisni (nëse egziston një faqe e tillë për formularin tuaj), rishikoni me kujdes udhëzimet e formularit si dhe listën e dokumentave që duhet të paraqisni që në fillim në mbështetje të aplikimit tuaj;

Paraqisni fotokopje të njëanshme të dokumentave që ju kërkohen si provë, përveçse në rastet kur udhëzimet thonë që duhet të paraqisni dokumentin origjinal;

Më përjashtim të rastit të fotografive për pasaportë, ju lutemi që në vend të fotografive origjinale, të dërgoni fotokopje të fotografive të bëra në letër me format 8.5”x11”;

Paraqisni vetëm dëshmitë që ju kërkohen si dhe ato dokumenta në mbështetje të aplikimit të cilat përmenden në listën që mund ta gjeni tek udhëzimet e formularit përkatës.

Nëse i duhen dokumenta të tjerë, USCIS-i do t’jua kërkojë vetë; dhe

Nëse nuk mund të siguroni dokumentat kryesorë që ju kërkohet t’i paraqisni së bashku me aplikimin, rilexoni me kujdes udhëzimet për të gjetur dokumenta të përshtatshëm që mund të zëvendësojnë dokumentat që nuk i gjeni dot.

Shënim për lexuesit:

Nëse nuk keni një avokat që t’ju ndihmojë, është tejet e rëndësishme që të lexoni me shumë kujdes dhe deri në fund të gjitha udhëzimet. Duhet t’i përgjigjeni patjetër të gjitha pyetjeve në aplikim. Disa pyetje mund të jenë çorientuese ose me kleçkë, kështu që duhet të siguroheni që i keni të qarta përgjigjet që do të jepni përpara se ta dërgoni aplikimin, pasi mund të mos ju jepet mundësia që t’i ndreqni.

USCIS ka hedhur poshtë menjëherë disa aplikime pasi ka marrë formularët, pa dërguar më parë kërkesë për dokumentat që mungojnë (RFE). Këto vendime kanë paraqitur si arsye për refuzimin e aplikimit mungesën e dokumentacionit fillestar. Ka patur raste kur ky dokumentacion në fakt ishte paraqitur bashkë me aplikimin, por USCIS-i e ka injoruar këtë gjë. Në të kaluarën, kur zyra që merrte aplikimin vendoste që mungonte dokumentacioni provë fillestar, i gjithë aplikimi ose hidhej poshtë ose kthehej mbrapsht, ose pranohej, por aplikantit i dërgohej një kërkesë për të paraqitur dokumentacionin që mungonte.

Për të minimizuar gjasat që t’ju refuzohet aplikimi, duhet të tregoni kujdes për sa vijon:

Shikoni me kujdes të gjitha udhëzimet përpara se të dërgoni formularin apo peticionin si dhe kontrolloni faqen e internetit të USCIS-it që të siguroheni që po përdorni edicionin e saktë të formularit. Disa nga formularët janë përditësuar gjatë gjashtë muajve të fundit.
Përpara se ta dërgoni aplikimin apo peticionin me postë, sigurohuni që i keni mbushur plotësisht të gjithë formularët si dhe i keni firmosur siç duhet. Siç kërkohet në disa formularë, por ende jo në të gjithë, është e rekomandueshme të shkruani me gërma shtypi ose të shtypni “N/A” në të gjitha kutijat bosh, perveçse në rastet kur udhëzimet kërkojnë diçka tjetër, si dhe të shkruani me gërma shtypi ose të shtypni “none” aty ku përgjigja numerike është zero ose asgjë, përveçse kur udhëzimet sygjerojnë diçka tjetër. Në ato raste kur versioni që përdorni nuk ju lejon të shtypni në hapësirën përkatëse atë çfarë doni të shkruani, shkruajeni vetë.

Kontrolloni më shumë se një herë materialin që do të dërgoni në mënyrë që të siguroheni që keni futur gjithshka që nga formularët, tek dokumentacioni fillestar si dhe tarifat përkatëse. Nëse nuk arrini të siguroni dokumenta të caktuar qoftë dokumenta fillestarë qoftë ato në mbështetje të aplikimit, për shkak se nuk janë të disponueshëm (p.sh. dokumentin që provon që jeni i/e martuar) jepni një shpjegim të detajuar si dhe paraqisni çfarëdolloj dokumenti tjetër provë që mund t’ju ndihmojë.

Shkruani dhe një letër shoqëruese dhe/ose një listë ku renditen qartë të gjithë dokumentat e paraqitur, dhe vendosini sipër formularit dhe dokumentave shoqërues.
Çertifikatat e lindjes, çertifikatat e martesës, dokumentat e divorcit duhet të përputhen me ato që tregohen në manualin e Punëve të Jashtme të Departamentit të Shtetit të SHBA-së ose në listën e dokumentave të gjendjes civile dhe të reciprocitetit në tarifat për vizat, të cilën mund ta gjeni në faqen e internetit https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/Visa-Reciprocity-and-Civil-Documents-by-Country.html/ Kontrolloni këtë listë, pasi shpeshherë bëhen ndryshime për të cilat nuk jepet njoftim paraprak. Ndiqni udhëzimet në listën e reciprocitetit dhe bëni të gjitha përpjekjet për të siguruar dokumentin primar. Dokumentat sekondarë, dmth ato që dëshmojnë për diçka të caktuar në mënyrë të tërthortë, duhen paraqitur në ato raste kur dokumentat primarë nuk janë të disponueshëm./Marre nga Illyria

Share: