Home KRYESORE 21 janari/ Rama: Ata që sakatuan të drejtën, nuk do ia hedhin...

21 janari/ Rama: Ata që sakatuan të drejtën, nuk do ia hedhin me Vetting

Në 10 vjetorin e vrasjes së katër protestuesve në protestën e 21 janarit 2011, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se gjyqtarët që sipas tij, kanë mbajtur peng drejtësinë për këtë ngjarje.

Rama tha se ata do të vihen para përgjegjësisë edhe në qoftë se janë larguar nga vettingu apo janë dorëhequr për t’i shpëtuar filtrit.

“Ku janë sot ata që duke përdorur çekiçin e gjykatësit të rregullimit të Shqipërisë e sakatuan të drejtën e familjarëve për të parë drejtësi për 21 Janarin. Një pjesë e tyre janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet në atë sistem. Një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen të vetëdijshëm që nuk mund ta kalonin filtrin e llumit. Një pjesë tjetër janë akoma në punë se nuk i ka ardhur radha duke qenë se janë në shkallën e parë. Shumëkush mendon se me vettingun dhe pastrimin e këtij llumi mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve. Por jo. Shumëkush ka menduar se vettingu është shkallë ndëshkimore. Jo. Vettingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem. Është pjesë e një infrastrukture të ngritur për ta vendosur drejtësinë e re në themelet e duhura dhe për të garantuar që organizmi i drejtësisë së re është për të pastruar. Edhe sot që flasim e drejta nuk është ndarë nga malli. Trajtohet si mall në shumë çështje nga gjykatës dhe prokurorë të cilët janë pjesë e atij llumi që vazhdon të pastrohet por nëse shohim shifrat e atyre që janë larguar ata kanë tejkaluar parashikimet më pesimiste në sensin e të qenit shumë”, tha Rama./ Opinion.al

Share: