Home Gjeo-Ekonomia “Dominojmë Jonin”, Mitsotakis: Dyfishuam ujërat territoriale

“Dominojmë Jonin”, Mitsotakis: Dyfishuam ujërat territoriale

Sot kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbrojtur në Parlamentin grek projekt-ligjin për zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje në detin Jon dhe Mesdheun Qendror.

Në fjalën e tij, Mitsotakis është shprehur se Greqia ka dyfishuar ujërat territoriale dhe theksoi se tashmë dominon detin Jon. Kryeministri grek thotë se zgjerimi i Greqisë në detin Jon po bëhet në kuadër të të drejtës ndërkombëtare.

 “Në fillim të 2021 ne ndërmarrim një hap të madh pas vendimit për zgjerimin me 12 milje, është dominimi i detit Jon. Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori grek është zgjeruar me 10%, jo nga shkëputja e territoreve ose në mënyrë të barabartë nga vendet e tjera. Me procedura të bazuara plotësisht në Rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare. Ajo u parapri nga hapi i parë për gjiret e mbyllura dhe përcaktimi i EEZ. Sot në agimin e vitit 2021 ne hedhim hapin e dytë të madh. Vendi ynë shtrin dominimin e tij në Detin Jon në 12 milje. Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. 4 muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht e përputhshme me të drejtën ndërkombëtare dhe vendin tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë, por në një kohë dhe mënyrë që ne do të zgjedhim,” tha kryeministri grek.

Për çështjen e zgjerimit të shtetit fqinj në detin Jon, Greqia dhe Shqipëria i janë drejtuar gjykatës së Hagës. Lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se mes dy vendeve nuk ekziston një marrëveshje bilaterale dhe për këtë arsye rruga më e mirë është vendimi i një gjykate ndërkombëtare./ Opinion.al

Share: