Home Gjeo-Ekonomia ‘”Duke hedhur grekët në det”/ Vidhet Instagrami i motrës së Mitsotakis, hakerat...

‘”Duke hedhur grekët në det”/ Vidhet Instagrami i motrës së Mitsotakis, hakerat turq bëjnë namin në rrjet

Llogaria e Instagramit të ish-ministres së Jashtme greke dhe motrës së kryeministrit Mitsotakis, Dora Bakojani është bërë pre e një sulmi kibernetik. 

Piratë të internetit nga Turqia duke ndërhyrë në llogarinë e saj kanë hedhur në të video dhe fotografi. 

Deputetja e Demokracisë se Re ka komunikuar me zyrat e kompanisë së rrjetit social në Dublin në mënyrë që të kryejë procedurat përkatëse dhe të shkarkohen nga llogaria e saj videot dhe fotografitë e hakerave nga Turqia. 

Disa prej tyre kanë portretin e Qemal Ataturkut ndërsa një tjetër ka edhe një përshkrim të luftës greko-turke me mbishkrimin: ”Duke hedhur grekët nq det”.FOTO GALERI1/3

Top Channel

Share: