Anthony Fauci është punonjësi më i paguar i qeverisë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke tejkaluar kështu edhe vetë presidentin.
Lajmi është bërë i ditur nga revista ‘Forbes’, teksa ka cituar të dhënat e fundit të qeverisë. Nga këto të dhëna del se imunologu amerikan mori një pagë prej 417 mijë dollarë në vitin 2019, duke e bërë atë mjekun më të paguar në qeverinë federale.
Paga e Joe Biden dhe e të gjithë presidentëve të SHBA është rreth 400 mijë dollarë në vit.
Sipas ‘Forbes’, nëse Fauci do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2024 do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë. Në një periudhë 10-vjeçare, nga 2010 në 2019, ai fitoi tre milionë e 600 mijë dollarë. Në vitin 2014, paga e tij ishte 335 mijë dollarë./Opinion.al