Home KRYESORE Fotot/ Ekzekutimi i menaxherit të Vipave, zbardhen dëshmitë e personave të përfshirë...

Fotot/ Ekzekutimi i menaxherit të Vipave, zbardhen dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarje

Vrasja e Jurgen Kurtit, menxherit të njohur te Vipave shqiptarë vijon të mbetet ende mes misteresh të pazbuluara.

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e vrasjes së biznesmenit  26- vjeçar mbrëmjen e 18 marsit të vitit 2019.

Në trupin e viktimës janë gjetur 17 plumba dhe 3 predha ndërsa ai mbante nje çantë në shpinë dhe në tokë është gjetur celulari tip Iphone. Nisur nga dëshmitë e siguruara,  Jurgen Kurti ka qenë person i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit në prill të vitit 2017 në Durrës.

Sipas informacioneve, autori ka qenë me një makinë tip Merccedez Benz E Class ngjyrë gri dhe një person tjetër e ka ndihmuar për ta orientuar për lëvizjet e Kurtit.

Nga pamjet filmike të marra nga vendngjarja, dyshohet se makina fillimisht me targa AA 926 GP ka bërë lëvizje rreth orës 20:00, e cila figuron e vjedhur në datën 17.08.2016 në pronësi të Sh. A. Më pas ai vendoset tek vendi i ngjarjes për një orë e drejtuesi del herë pas here. Më pas Elsi Levendi vjen nga Posta nr. 8 dhe ulet tek kafja ngjitur me palestrën. Rreth orës 22:05 Kurti del nga palestra  bashkë me një vajzë, ndërsa automjeti fillon dhe lëviz e vihet në ndjekje të Kurtit. Në atë moment Elsi Levendi shikohet të bëjë lëvizje në telefon duke shkëmbyer mesazhe. Pas qëllimit me armë, Levendi është larguar me taksi dhe është parë tek diga e liqenit ku ka blerë nje paktë cigareje, gjithashtu është vënë re se ai kishte një shumë të madhe eurosh. Në rrugën e liqenit të Thatë është parë një makinë tip Audi në pronësi të Olsi Qalliaj me targë AA 301 RM. Të dyja mjetet bashkohen në pjesën fundore të liqenit të Thatë ku më pas i bashkohet edhe taksia. Njëri prej tyre shkëputet me një qese dhe shkon drejt liqenit të Thatë dhe më pas nje person tjetër shkon të marrë qesen. Në datën 19.03.2019 pas orës 9:30 janë parë dy persona që dalin nga pallati dhe marrin Mercedezin e ngjarjes me të njëjtat karakteristika dhe me targën AA 225 VN që rezulton në pronësi të Klodjan Bane (Buxhaku).

Top Channel ka zbardhur dëshmitë e personave të dyshuar të përfshirë në vrasjen e tij dhe të personave që e njihnin bazuar në dosjen e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Automjeti i dyshuar i përdorur në vendngjarje është makina tip Benz me targa AA 225 VN, e gjetur në Fier 5 ditë pas ngjarjes dhe në pronësi të Klodian Bane.
Në brendësi të automjetit është gjetur dhe një librezë dritash dhe uji në emër të E. Hoxhës.

Hoxha është marrë në pyetje duke thënë se “Punon si administrator xhamie në Medrese dhe ka një apartanment në rrugën e Kavajës. Përmes një zyre imobilare ka dhënë me qira shtëpinë e tij. Një person me emrin Elton do të qëndronte me gjyshen e tij dhe më pas do të shkonte të Belgjikë për të konkurruar si bodybuilder. Më pas Eltoni e ka prezantuar me  dy kushurinjtë e tij E. ku njëri prej tyre person i mbushur dhe me gropa në fytyrë tek 25 vjeç dhe tjetri tek 40 vjeç. Për herë të fundit është takuar me të më 09.03.2019 dhe më pas kanë folur në telefon 2 ditë më pas, ku 25-vjeçari i ka thënë se i ka në makinë librezat por është larg për momentin.”

Personi tjetër që është përfshirë në pyetje është E. D., shoqja e Jurgen Kurtit, vajza që ka shoqëruar viktimën pasi kanë dalë nga palestra.

“Pasi kemi dalë nga palestra të dy kemi qëndruar në trotuar për rreth 30 minuta dhe kemi biseduar për një djalë që pëlqeja dhe më pas jemi larguar në drejtime të kundërta.”

Shpresa Kurti mamaja e viktimës tha se “Djali i saj donte të hapte një biznes akulloresh në Amerikë, me Andi Jubanin banues në Shkodër dhe nipi i Andit ishte bërë xheloz  dhe kishte filluar të fliste keq për Jurgenin. Ajo nuk përjashton edhe dyshimet mbi Vjollca Arapin pasi kohët e fundit kishte shitur një pasuri të paluajtshme dhe njerëzit e burrit të saj si dhe Ermira Kurtin, të dashurën e ish-burrit të saj.”

E fejuara e Jurgen Kurtit, Enxhi Ekonomi ka deklaruar se “më datë 18.03.2019 në orën 20:30 ka qenë në shtëpi me të dhe më pas ka shkuar në palestër. Rreth orës 21;30 ka dalë në një lokal me motrën dhe një shoqe. Rreth orës 22:00 e ka marrë mamaja e Jurgenit që ta merrte në telefon djalin sepse nuk po arrinte të lidhej. Pasi nuk ka arritur të komunikojë me Jurgenin, ajo ka marrë shokun e tij L. N. dhe i ka thënë se ai nuk po ia hapte telefonin. Më pas ka shkuar në shtëpi dhe ka parë forca të shumta policie. Ajo tha se Jurgeni nuk ka pasur probleme kohët e fundit dhe se është marrë me biznes dhe ortak kishte R. Q..”

Është marrë deklarata e R. H. i cili merrej me shitje automjetesh në Sukth të Durrësit.

“Ai deklaron se ka blerë një automjet të tipit Towareng me targa AA 227 XH nga një djalë nga Tirana, emri  të cilit nuk i kujtohej, të cilën e kishte sjellë nga Spanja. Më të kushëriri i tij Klaudjo Maliqi kishte nënshkruar aktin e shitblerjes me vlerë 12 mijë euro.Kur ai ka shkuar të targojë makinën në emër të Klaudjos tek një notere  afër stadiumit Dinamo ka parë të qëndrojë shumë shpesh me Elsi Levendin. Më datë 21.03.2019 ka parë makinën të parkuar me tabelën e shitjes. Elsi e ka parë makinën dhe i ka kërkuar të blinte  dhe së bashku me të kanë shkuar tek një noter në Shijak dhe kanë kryer tjetërsimin e pronësisë. Më pas Redi Hoxha i ka thënë që t’ja shiste shokut të tij pa përmendur emër.”

Gjithashtu është marrë deklarata edhe e A. M. i cili ka dhënë një apartament me qira më datë 24.01.2019 qiramarrësit Kolodjan Buxhaku nga Patosi.

Në vijimësi të hetimeve është marrë edhe deklarata e të dashurës së Elsi Levendit, P. Fejzullahu.

“Ajo ka rreth një muaj në lidhje me Elsin dhe në datën 18.03.2019 ka qenë në Patos dhe më pas ka qenë në shtëpi me Klodjanin. Në lidhje me Kurtin ajo thotë se nuk e njeh.”

Është marrë deklarata e Viktor Banes, ku thotë se, ”Për sa i përket automjetit Mercedez Benz E Class me traga AA 225 VN ngjyrë gri ka qenë i parkuar para shtëpisë së tij në Fier që para një muaji. Ai tha se përdorej për nevoja familjare kur shkonin në serat në fshatin Strum të Fierit. Në ditën e sekuestrimit tha se nuk e dinte se çfraë kishte ndodhur me këtë automjet.”

Deklarata e Kostandin Ekonomit, vjehrrit të viktimës, “Lajmin e ka marrë nga nusja e tij dhe se është në dijeni të një konflikti për biznesin, ku vëllai i tij Kujtim Ekonomi ka qenë në një konflikt me Agim Arapin, i cili më pas ka vdekur nga infarkti. Në lidhje me autorësinë e dhëndrit ai tha se e kanë vrarë Ervis Arapi me nënën e tij Vjollca Arapi.”

Nga ana e policë është marrë në pyetje Fadil dhe Bashkim Arapi: “Ai tha se nuk kanë marrëdhënie të mira mes tyre dhe se nuk e dinte se ku ishte nipi i tyre Ervisi pasi kanë 30 vite që nuk flasin.”

Policia ka marrë edhe deklaratën e dy shtetasve italianë të gjendur aty pranë në momentin e vrasjes, Lorenco Karlini dhe Kristian Damario.

“Rreth orës 22:30 kanë dalë për të ngrënë bukë dhe janë uklur afër një farmacie më pas kanë dëfjhuar një zhurmë arme zjarri dhe kur kanë kthyer kokën kanë parë që një person ra përtokë dhe më pas një person tjetër i veshur me të zeza vijonte të qëllonte mbi të. Personi ishte i mbushur me pak mjekër,  i gjatë dhe pasi ka mbaruar së qëlluari ka parë në drejtim të tyre, ndërsa ata janë larguar të dy me vrap.”

Është marrë deklarata e Vjollca Arapit, “e cila është nëna e të dyshuarit ku shpjegon se e njeh viktimën para dy vitesh i ka vrarë burrin e saj. Në lidhje me djalin ajo thotë se ndodhet emigrant në Itali.”

Është marrë deklarata e Olsi Qalliut, i cili tha, “se ndihmonte Alsio Berberin në shitjen e makinave si dhe disa prej tyre i vinte në emër të tij. Ai tha se makinën me targa AA 301 RM e ka blerë në vajzë që nuk ia mbante mend emrin dhe e ka parë që e përdorte Klodjan Bane. Elsi Levendin e ka takuar rreth dy javë më parë në Fier.  Elsi Levendin e ka njohur në Patos te Fierit në shkollë të mesme dhe Klodjanin e Alesion i ka njohur prej tij.”

Deklarata e taksistit, P. Q. i cili tha se “ isha i parkuar në afërsi të Postës nr 8 ku pas ngjarjes ka hipur një person dhe i ka thënë që ta dërgonte tek liqeni i Thatë dhe po komunikonte me sms në telefon. Nga mënyra e të folurit ishte jugor dhe më pas e ka lënë në afërsi të digës së liqenit.”

Nga verifikimet e bëra nga policia është dalë në përfundim se ai  është Elsi  Levendi.

“I pyetur  në praninë e avokatit ai tha se është takuar me Klodian  Banen rreth orës 18:00 datën e 18.03.2019 dhe pasi ka biseduar është drejtuar për në stadiumin Dinamo. I ka ardhur një mesazh nga një numër i paregjistruar ku shkruante”Kalo pak tek lagjia mbrapa postës nr8 dhe shiko mos Jurgen Kurtin dhe më thuaj nëse e sheh” dhe ai i është përgjigjur se nuk e njihte dhe më par i ka ardhur një mesazh tjëtër duke I thënë vetëm rri aty nëse e shikon më njofto. Më pas është ulur në një lokal me verandë dhe ka parë nje person me karakteristikat e tij dhe Jurgen Kurti ka dalë nga palestra dhe Elsi Levendi i ka dërguar mesazh numrit duke i shkruajtur se “ Është një djalëi gjatë i bëshëm dhe pasi e ka shoqëruar me sy Kurtin për pak sekonda ka dëgjuar krisma arme dhe më pas ka marrë një taksi. Para se të hynte në banesë është takuar me Klodianin i cili ishte me Audi A6. Ditën e nesërme Klodian Bane i ka dhënë celësat e Benzit që  Levendi nuk kishte dijeni. Për sa i përket numrit ai tha se mund të ishte Klodian Bane,Alesio Berberi apo Olsi Qalliaj por nuk e mbante mend numrin.”

Prokuroria e Tiranës vendosi të pushojë akuzën e vrasjes për dy personat e arrestuar në 26 mars 2020, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj. Akuzat penale janë pushuar edhe për personin e shpallur në kërkim, Klodian Bane (Buxhaku), i cili konsiderohej nga policia e Tiranës, si personi kryesor që dyshohej se kishte qëlluar mbi Jurgen Kurtin, sapo ky i fundit ka dalë nga palestra dhe është drejtuar në hyrje të pallatit.

Pushimi i akuzës për Klodian Banen ka sjellë dhe revokimin nga ana e prokurorisë të masës së sigurisë “arrest në burg” të vënë në mungesë. Ndërkohë në shtator 2019 gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberin, duke zbutur masën e sigurisë për shkak të mungesës së provave. Mësohet se tashmë në gjykatë si i pandehur ka përfunduar vetëm Elsi Levendi për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Vrasjes me paramendim”, pasi gjatë arrestimit të tij policia i ka sekuestruar një pistoletë TT pa leje.

Kush është Jurgen Kurti?

Jurgen Kurti, 26-vjeçari që mbeti i vrarë në Tiranë, nuk ishte emër i panjohur për mediat, por dhe për Policinë. Me drejtësinë, ai ishte përballur dy herë, në të dyja rastet për vrasje. Por më vonë ishte shpallur i pafajshëm. Nga ana tjetër, ai njihej edhe për jetën e tij të luksit, shoqërinë e zgjeruar me njerëz të botës së artit, biznesit, modës e më gjerë.

Si një ish-model, ai kishte nisur që në moshë fare të re të shoqërohej me personazhe të njohur të botës së ekranit, madje ishte edhe menaxher i disa prej tyre. Ambicien e tij për t’u pasuruar nuk kishte ngurruar ta shprehte në intervista të ndryshme që kishte dhënë në media.

Në moshën 23-vjeçare, ai kishte një shoqëri të regjistruar në QKR, e cila kryente 10 aktivitete të ndryshme biznesi. Por ishte më shumë e fokusuar te marketingu dhe distribuimi i produkteve të ndryshme, kryesisht turistike, organizim eventesh dhe paketash turistike. Sipas QKR, Jurgen Kurti figuronte si aksioneri më i madh i kompanisë. Jurgen Kurti madje ka sjellë në Shqipëri edhe reperin amerikan, Rick Ross.

Top Channel

Share: