Gazetari i njohur Armir Shkurti ka denoncuar me foto në faqen e tij në Facebook një akt krejt të çuditshëm, fëminor apo shumë dashakeq, në statujën e presidentit Wilson në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytetin tonë të Shqipërisë!
Shkurti e cilëson si: “Një këlysh kurve antishqiptar” atë person që ka vendosur një kukuvajkë mbi emrin e Presidentit Amerikan Wilson, në sheshin që mban emrin e tij!
Gazetari Shkurti pyet nëse ky veprim vjen në vijim të valës së kuqe që përdhosi shtatore në SHBA dhe Europë? Apo thjesht, meqë Wilsonit Shqipëria i detyrohet ekzistencën pas planit të copëtimit në Konferencën e Londrës, ANTISHQIPTARËT e kanë sulmuar?
Sido që të ketë ndodhur gjithësesi në një shesh të survejuar me kamera autoritet duhet të reagojnë dhe të zbulojnë autorin, autorët dhe ti vënë para përgjegjësisë ligjore dhe morale.
Sigurisht edhe Ambasada Amerikane në Tiranë që pronuncohet për çdo gjë që ndodh në Shqipëri nuk duhet të bëjë sehir, por ti kërkojë autoriteteve të veprojnë.
Miqësia shqiptaro amerikane njeh si bazë të saj vendimin historik të 14 pikave të famshme të presidentit Wilson që ruajtën ekuilibra të rëndësishëm gjeopolitik perëndimor në Ballkan dhe nuk lejuan asgjesimin eShqipërisë, duhet forcuar në këto kohë të vështira më shumë se kurrë.
Gjithësecili duhet të marrë përgjegjësinë e tij! Gazetari i njohur Armir Shkurti me veprimin e tij të përgjigjshëm na rikujton përgjegjësinë të gjithëve!