Home KRYESORE Hetimet për COVID-19, Kina nuk lejon hyrjen në vend ekipit të OBSH

Hetimet për COVID-19, Kina nuk lejon hyrjen në vend ekipit të OBSH

Kina nuk ka lejuar hyrjen e ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që do të hetojë origjinën e koronavirusit në qytetin e Wuhanit.

Lidhur me refuzimin e Kinës, Sekretari i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh i zhgënjyer, ndërsa qeveria e Pekinit thotë se vonesa është një keqkuptim me vizat.

“Jam siguruar që Kina po përshpejton procedurat e brendshme për të garantuar mbërritjen e tyre sa më parë”, tha kreu i OBSH.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës thotë se vonesa është thjesht një keqkuptim, teksa tenton që të ulë shqetësimet e ngritura.

Hetimi i shumëpritur u pranua nga qeveria e Pekinit pas shumë muajve negociata me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Virusi u zbulua fillimisht në Wuhan në fund të vitit 2019, duke e lidhur atë me treg lokal të gjësë së gjallë.

Ndërkohë, një ekip me ekspertë ndërkombëtarë të zgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nisur punën në mënyrë virtuale bashkë me zyrtarë të Kinës për të hetuar origjinën e koronavirusit.

Ekipi me epidemiologë, virologë dhe ekspertë të shëndetësisë do të nisin një mision 6-javor në Wuhan, ku do të ekzaminojnë prova dhe studime lidhur me prejardhjen e koronavirusit./ Opinion.al

Share: