Home KRYESORE Kongresi nuk mblidhet para datës 19 janar, çfarë pritet të ndodhë me...

Kongresi nuk mblidhet para datës 19 janar, çfarë pritet të ndodhë me Trump

Donald Trump është shkarkuar nga Dhoma e Përfaqësuesve ku demokratët u mbështetën në votën e tyre dhe nga kolegët republikanë,të cilët gjithnjë e më të shumtë në numër po rrisin distancimin ndaj presidentit të tyre.

Por çfarë ndodh tani me kreun e shtëpisë së bardhë i cili do të jetë pjesë e historisë për dy procedurat e shkarkimit ndaj tij?

Duke filluar nga 20 janari, mazhoranca në senatin amerikan do jetë i partisë demokratike falë balotazheve të fituara në Georgia. Por deri atëherë mazhoranca do të qëndrojë formalisht në duart e republikanëve të cilët mund të vendosin se çfarë do të diskutohet në sallë dhe çfarë jo.

Lideri i republikanëve në senat, 78 vjeçari Mitch Mcconnell i cili është në fillim të mandatit të tij të fundit, u shpreh se është shumë e vështirë që të caktohet një datë për nisjen e këtij procesi në senat para datës 19 janar. Një ditë para largimit së Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Kushtetuta amerikane nuk flet veçanërisht për këtë mundësi, as për ta lejuar dhe as për ta përjashtuar. Nuk ekziston një dakordësi e tillë mes njohësve të kushtetutës, por mazhoranca mendon se është e mundur që të shkarkohet një president dhe pasi është larguar nga posti i tij, dhe gjatë këtyre kohëve një gjë e tillë është sugjeruar nga politikanë të ndryshëm, dhe republikanë.

Ekzistojnë dy precedentë antikë, dhe pse nuk kanë të bëjnë me presidentë: në vitin 1797 një senator u përjashtua nga senati dhe më pas u shkarkua; në vitin 1897 sekretari amerikan i luftës dha dorëheqjen gjatë procedurës së shkarkimit, por procedura vazhdoi dhe përfundoi me dënimin e tij.

Thelbi është se shkarkimi si i tillë ka një vlerë të madhe politike, dhe bashkë me të mund të ndërmerren një seri sanksionesh anësore si mos lejimi i kandidimit apo heqja e pensionit që gëzojnë ish presidentët apo ish politikanët e lartë.

Nëse dorëheqja do të ndërpriste procedurën e shkarkimit, një i pandehur teorikisht mund të japë dorëheqje një minutë para dhënies së dënimit, në mënyrë që të ndalojë procedurën e shkarkimit dhe të mbrohet nga sanksionet e mundshme.

Një lëvizje e tillë i shkon për shtat demokratëve që kanë kundërshtuar Trump prej vitesh dhe që e shohin shkarkimin si një sanksion shumë të rëndë kundër një presidenti republikan por dhe si një konfirmim për atë që kanë thënë gjithmonë për të. Por demokratët përfitojnë shumë dhe nga përçarja gjithnjë e më e thellë mes republikanëve./abcnews.al

Share: