Home KRYESORE “Kurvë”, “Idiote”, “Bythëpalarë”, “Hajneshë” janë ofendime të cilat për një pjesë të...

“Kurvë”, “Idiote”, “Bythëpalarë”, “Hajneshë” janë ofendime të cilat për një pjesë të shoqërisë sonë duken normale!

Nga Mevi Rafuna

“Kurvë”, “Idiote”, “Bythëpalarë”, “Hajneshë” janë ofendime të cilat për një pjesë të shoqërisë sonë duken normale.

Asnjë reagim nga ndonjë politikane femër e VV apo e Vjosa Osmanit,por kjo gjuhë ofenduese ndaj Valdete Dakës nga militantët e VV duket se po pranohet nga VV e cila gjuhën e linçimit dhe ofendimet ndaj kundërshtarëve nuk i zgjedh.

Ata të cilët pretendojnë se të gjithë janë të kqinjë përveç atyre dhe se pas ferrit të gjatë do na e sjellin parajsën historia na i ka shpërfaqur si degradues të njerëzimit.

Është i turpshëm fakti që me këtë gjuhë urrejtje të rriten dhe ndikohen fëmijet tanë.

Sa është i rrezikshëm fakti që kjo gjuhë linçuese dhe ky fjalor banal të duket normal.

Në vend të Valdetes mund të jetë objekt nesër secila grua që guxon ta kundërshtoj një sekt turli lloji i cili pretendon ta ketë pushtetin absolut.

Këtë gjuhë linçuese dhe fjalorin banal ka rastisur ta shohim në vendet e botës së tretë.

Ku nga gjuha degraduese pasojnë veprimet degraduese që shpërfaqen rrugët apo sheshet ku gruaja dhunohet e vritet dhe të gjithë duartrokasin sepse kështu e do zakoni.

Nuk dua të jetoj në një shoqëri ku mendimi ndryshe apo kundërshtimi ndaj sektit i cili pretendon pushtet absolut shihet si normale, ku gjuajtja e shtrigave ndaj kundërshtarëve kthehet në një sport që sjellë vetëkënaqësi e që të frustruarit në grup duan që secilin I cili s’është si ata të fyhet të përçmohet apo edhe të likuidohet fizikisht.

Aty ku arsyeja nuk rezonon le vend pak për të dëshiruar ndryshimin apo edhe nëse ky ndryshim do vie ngjanë i frikshëm dhe terrorizues.

Share: