Home KRYESORE Ministria e Jashtme Ruse për Kosovën, peudoshtet…

Ministria e Jashtme Ruse për Kosovën, peudoshtet…

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas deklarimeve të Ramush Haradinaj për bashkim të Shqipërisë me Kosovën, në rast se Serbia nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.

Ky qëndrim i Ministrisë së Jashtme është bërë i njohur nga Ambasada e Rusisë në Tiranë, e cila përcjell një pjesë të këtij reagimi në faqen në Facebook.

Duke e cilësuar Kosovën një pseudo-shtet të vetëshpallur, Ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se kjo deklaratë është një provokim i radhës dhe kërcënim për integritetin territorial të Ballkanit.

“Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Kujtojmë që ky reagim vjen pasi Shqipëria dëboi një diplomat rus për shkak të të shkeljes së rregullave Covid, veprim që u cilësua si provokim nga diplomacia ruse. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Share: