Home KRYESORE Ndër të parët që mori vaksinën, Pipero pozitiv me COVID-19

Ndër të parët që mori vaksinën, Pipero pozitiv me COVID-19

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me COVID-19.

Mësohet se mjeku është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Kujtojmë se mjeku Pipero ka marrë vaksinën anti-COVID ditën e parë që filloi fushata e vaksinimit në vend, më 11 janar, pas Shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe kryeministrit Edi Rama. Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë./Opinion.al

Share: