Home KRYESORE Nëndrejtori i ISHP-së: Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i...

Nëndrejtori i ISHP-së: Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i COVID-19

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik,Dritan Ulqinaku ka deklaruar këtë të mërkurë se sa i përket mutacioneve të reja të COVID, në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht se nga vjen.

“Është virus ndryshe, është koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë”, tha ai në një intervistë në Euronews Albania.

Ndër të tjera ai u shpreh se situatën e pandemisë në vend duhet ta marrim seriozisht.

“Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht”, u shpreh ai.

Zoti Ulqinaku theksoi se ndoshta jemi në ditët më të këqija të përhapjes së koronavirusit në vend.

“Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha ai.

Share: