Home KRYESORE “Një përgjigje e detyruar! Historia e kasetës së 21 janarit, për të...

“Një përgjigje e detyruar! Historia e kasetës së 21 janarit, për të cilën Bolino gënjeu dje paturpësisht!

Artan Hoxha iu është përgjigjur akuzave të Carlo Bollinos, se kasetën e vrasjeve të 21 janarit e mbante në xhep dhe e ka transmetuar vetëm kur e ka urdhëruar ai nga Italia.

“E para, une nuk punoj në ndonje media qe ka themeluar Karlo.

E dyta, Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë.

Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise…

Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në xhep.

Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen….”, thotë Hoxha në reagimin e tij, gjatë replikave me disa komentues në faqen e tij në FB.

“Hej Karleto, dikush me ka futur nje kasete në xhep pa mendje.

Duhet te jete nje scoop i madh, se une nuk marre vesh nga kjo pune.

Ma dergo Denisin, te ma marre te xhepi dhe pastaj merr vendimin e veshtire për ta publikuar.

Mire qe nuk te shkoi në mendje të thoshe, se në 21 janar 2011, ke mbajtur në sup edhe Ziver Veizin, nga dera e kryeministrise deri te Spitali Ushtarak në Laprake.

U lodhe fratello u lodhe, te doli rryli i fytit, por ama ia mberrita dites, qe gjithe ai emision jubilar dhe kohe televizive, me shume mu kushtua mua, se Sali Berishes.

Per zotin, mbreme edhe “qytetari digital” eshte dhi duke qeshur me fantazine tende të shfrenuar”, shkruan më tej Hoxha.

360grade.al

Share: