Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në fjalën e mbajtur në një konferencë për mediat, tha situata nga koronavirusi është tashmë më e qëndrueshme.
Brataj nënvizoi se burimet e mjekësisë tashmë janë forcuar akoma më shumë.
“Situata tashmë paraqitet më e qëndrueshme, por të ardhmen nuk mund ta dimë. Mjekët kanë bërë shumë vizita në banesa. Veç kësaj, do të mbajmë akoma në dispozicion numrin jeshil. Ne do të jemi gjithmonë në dispozicion. Në këtë moment, kemi burimet akoma më të forcuara”, tha Brataj.
Ndërsa, kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli, deklaroi se nuk ka raste të virusit të ri, duke shtuar se masat që janë marrë deri tani, do të mbeten në fuqi.
“Fatmirësisht, raste me virusin e ri nuk kemi. Masat që janë marrë deri tani, do të mbeten në fuqi, si ora policore, mësimi në universitete etj”, u shpreh Rakacolli.
(d.xh/ Balkanweb)