Home KRYESORE Pasaportë vaksinimi për udhëtime? Manastirliu: Dokumenti tek e-Albania

Pasaportë vaksinimi për udhëtime? Manastirliu: Dokumenti tek e-Albania

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka deklaruar se personat që do të vaksinohen kundër koronavirusit do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.

Sipas Manastirliut ky dokument nuk do të jetë i falsifikueshëm pasi çdo qytetar do të ketë kodin unik të skanuar.

Pjesë nga biseda

Jonida Shehu: A do ta dinë qytetarët përmbajtjen e vaksinës? Kushdo që do t’i futë në organizëm duhet të dijë çfarë ka?

Manastirliu: Fushata e vaksinimit ka disa komponentë të rëndësishëm, një ndër të cilët është besueshmëria e asaj që prezanton, që në këtë rast është vaksina. Në raport me informacionin që qytetari duhet të ketë për kryerjen e vaksinës, vlerësimin shëndetësor para se të kryejë vaksinën si dhe konfirmimin nëse është dakort të kryejë këtë vaksinë janë pjesë e një formulari që e kanë plotësuar të 546 personat e vaksinuar.

Fatos Hakorja: Ne do të pajisemi me ndonjë dokument për udhëtim?

Ministrja Manastirliu: Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e pare dhe në dozën e dytë.

Blendi Fevziu: Dhe ky do të shërbejë për udhëtimet jashtë?

Fatos Hakorja: Çfarë dokumenti do të marrim zonja ministre, se mund të jetë një dokument lehtësisht i falsifikueshëm?

Ministrja Manastirliu: Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania.

Share: