Home KRYESORE “Përfitojnë të pasurit”, Basha-Ramës:Taksa e sheshtë,ulje e barrës fiskale

“Përfitojnë të pasurit”, Basha-Ramës:Taksa e sheshtë,ulje e barrës fiskale

Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama për uljen e taksës së sheshtë në 9%, teksa ishte ditën e sotme në një takim me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se kjo është ulje e madhe e barrës fiskale, ndryshe nga kryeministri Rama, i cili u shpreh se kjo është një taksë për të pasurit dhe ulja e saj bën që të përfitojnë këta të fundit mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare. Sektori i fasonëve punëson një numër madh personash. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj. Ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish. Ai është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Taksa e sheshtë 9%, ulje e madhe e barrës fiskale. Çdo litër naftë do të jetë 240 lekë më lirë. Detyra e qeverisë është të mos vonojë rimbursimin e TVSH, sepse është kthyer në një ankth”, tha Basha./Opinion.al

Share: