Home KRYESORE Politika shqiptare uron Joe Biden

Politika shqiptare uron Joe Biden

Betimi i Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA-ve është pritur mirë nga prosonalitetet e politikës shqiptare, teksa nuk kanë munguar edhe urimet.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet një urimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter”, thotë se sytë e botës tashmë janë tek Biden dhe SHBA.

“Urime Presidentit JoeBiden Zv/Presidentes KamalaHarris. Sytë e botës janë drejt teje!”- shkruan Xhaçka.

Më herët ka qenë Presidenti Meta, që ka uruar Biden, teksa ka shpresuar që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-ve do të vijoj. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Nëpërmjet mesazhit të urimit  Meta thekson se “jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.”– shkruan Meta.

Share: