Home Gjeo-Ekonomia Protesta kundër masave Covid në Vjenë e Bruksel, më shumë se 200...

Protesta kundër masave Covid në Vjenë e Bruksel, më shumë se 200 shoqërime

Të paktën 200 persona janë shoqëruar nga policia e Brukselit, gjatë dy manifestimeve të mbajtura kundër masave Covid.

Një pjesë e protestuesve janë identifikuar dhe arrestuar në kohën që kanë zbritur nga treni, ndërsa qindra agjentë kanë qenë në gatishmëri për çdo shfaqje trazirash të mundshme. Disa nga protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet: “Duam të na kthehet liria jonë”.

Edhe në Vjenë kanë patur shoqërime. Kanë qenë të paktën 5 mijë persona të mbledhur në shesh në mbështetje të thirrjes së partisë së ekstremit të djathtë Fpoe, që i ka cilësuar masat e mbylljes, skandaloze./Opinion.al

Share: