Home KRYESORE Reshje dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë në gjatë paradites do të karakterizohet nga një mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje në territor.

Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi përmirësim të lehtë dhe gradual të kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndim duke krijuar dallgëzim 6 ballë./Opinion.al

Share: