Home KRYESORE Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, plagoset 19-vjeçari

Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, plagoset 19-vjeçari

Foto ilustruese

Një konflikt mes të rinjsh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku ka përfunduar i plagosur një 19-vjeçar.

I plagosuri E. H., 19 vjeç është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Kurse autori i ngjarjes dyshohet se është S. K., i cili është kapur nga policia.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Share: