Home Approccio Italo Albanese “Shoha” Flet Arbërisht Me Dramaturgun Mario Calivà

“Shoha” Flet Arbërisht Me Dramaturgun Mario Calivà

NgaAnisa Braho

Takimi i Mario Caliva me Alberto Sed, ish i dëbuar i kampeve të përqëndrimit në Aushvic solli edhe një projekt me aktorë arbëresh “Alberto Sed: Shkova në Aushvic”

“Me tre aktorë arbëreshë që po përpiqemi të lexojmë në streaming te Facebook, teksti im teatral i lindur nga takimi me Alberto Sed, që ish i dëbuar në kampet e përqendrimit të Aushvic. Për mua ishte një emocion i madh ta takoja në shtëpinë e tij. Ëmbëlsia e Albertos nuk mund harrohet”, thotë Mario në një prononcim për “Diaspora Shqiptare”.

Për fat të keq, për shkak të pandemisë vepra teatrale nuk mund të interpretohet në teatër, por përkundër gjithçkaje rrëfen Mario, Shoah flet në gjuhën arbëreshe.

“Prandaj, nga tregimi gojor vjen një tekst që dëshiron të demonstrojë se si secila gjuhë ka potencialin për të shprehur jetën. Dhe besoj se mënyra më e mirë për të mbrojtur identitetin tonë arbëreshë është ta bëjmë atë të denjë për të folur për gjërat e rëndësishme që duhet t’u jepen të rinjve. Por pa harruar kurrë respektin dhe dialogun me kulturat e tjera”, thotë më tej Mario.

Ai shton se kjo dramaturgji është në vazhdën e një prej librave të tij të fundit që kanë të bëjnë me persekutimet naziste në Romë në 1943, kur më shumë se një mijë hebrenj u dëbuan më 16 tetor.

Gjithçka do të zhvillohet më 27 janar në Facebook në faqen “Mario Calivà”. Një afishe do të dalë së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Share: