Ekspertët e policisë italiane kanë mbërritur në Shqipëri për të nisur hetimet për vdekjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli.
Sipas “News24” ekspertët janë shoqëruar nga Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj drejt Pukës.
Pas marrjes së provave shkresore, hetimet më të detajuara kanë nisur në afërsi të Gjegjanit ku është gjetur e djegur makina ‘Skoda Fabia’, e marrë me qira, me të cilën po udhëtonte italiani.
Biznesmeni italian bëhet me dije se ishte i martuar më një femër shqiptare, nga qytetit i Vlorës./Opinion.al