Home KRYESORE Veliaj publikon videon e xhamisë: As krisje, as shembje

Veliaj publikon videon e xhamisë: As krisje, as shembje

Pas lajmeve dhe një fotoje të publikuar në rrjet, ku flitej për një krisje te mundshme në minaren e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, ka reaguar Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj.

Ashtu siç deklaroi më herët edhe Drejtoresha e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, edhe Veliaj pohon se viza e cilësuar si krisje, ka qenë në fakt një mbetje silikoni, e krijuar nga puna për restaurimin e objektit.

“As krisje, as shembje. Një spatul mjafton për të hequr në pak minuta silikonin mes minares së xhamisë dhe çatisë provizore pas restaurimit, por në mandatin tonë të tretë do duhet spatula e ligjit për të hequr silikonin e politikës së lodhur!  Këtu po kriset një parti në 5 copa, që mundohet të panikosë besimtarët me mastikë, dhe po shembet një rrjet portalesh që vënë gjoba! TURP”, shkruan Veliaj ndërsa publikon videon e pastrimit të pjesës së silikonit./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Share: