Home KRYESORE VIDEO/ Liçaj nxjerr sekretin e Enver Hoxhës: Ka takuar ilegalisht Stalinin

VIDEO/ Liçaj nxjerr sekretin e Enver Hoxhës: Ka takuar ilegalisht Stalinin

Aktori i njohur Neritan Liçaj është spikatur ndër vite për talentin e tij në karakteret e shumta që ka sjellë, por jo vetëm, dallon gjithashtu edhe për karakterin e tij të lirë, i cili nuk e fsheh mendimin dhe bindjen e tij në çdo rrethanë.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe për rolin që ka “ringjallur” Enver Hoxhën me në krah Nexhmijen. Aktori ka treguar se për këtë rol ai është përpjekur dhe ka punuar shumë.

Të interpretosh një figurë historike kaq pranë duhet t’i futesh një njohje shumë të thellë në mënyrë që të jesh sa më i saktë dhe ta njohësh mirë që ta interpretosh”.

Neritani ka luajtur krahë aktores Linda Jarani e cila ishte në rolin e Nexhmies. Ai tregon se grimierët kanë bërë një punë shumë të madhe për t’iu afruar sa më shumë pamjes së Enver Hoxhës.

Mirela Milori: Cilat janë elementët e tij që ti ke arritur t’i sjellësh, ti imitosh?

Neritan Liçaj: Jam përpjekur të njoh atë periudhë, vitet ’60 sepse atëhere shtrihet filmi. Kam folur me shumë njerëz që e kanë njohur Enver Hoxhën, me mjekët e tij, për të njohur si ishte ai përtej kamerave, kongreseve dhe dokumenteve të propagandës. Përsa i përket grimit, grimierja ishte ruse, është një nga grimierët më të mira në botë, ka punuar me regjisorë të jashtëzakonshëm. Për t’iu përafruar nga pikëpamja vizive ato bënë një punë të mrekullueshme saqë nganjëherë habitesha dhe vetë.

Kam lexuar shumë autorë, madje edhe Fevziun edhe autorët e huaj që kanë shkruar për Enver Hoxhën, kam kërkuar nga regjisori edhe dokumentacion nga Rusia, por nuk i dhanë. Ky ishte një fakt shumë interesant, ma dha regjisori sepse nuk lëshuan ata dokumente nga takimet e Enverit me Stalinin.

Mirela Milori: I kërkuar në arkivat e ish-Bashkimit Sovietik?

Neritan Liçaj: Po i kërkoi regjisori në emrin tim po dhe ai për veten sepse i duheshin, u treguan shumë të prerë, nuk dhanë dokumentacion. Morëm vesh që vajtjet e Enver Hoxhës në takim në Moskë me Stalinin dhe ilegalisht pa e ditur njeri. Domethënë nuk kanë qenë vetëm vajtjet zyrtare që i njohim edhe ne, i njeh dhe historia shqiptare, ka pasur edhe vajtje ilegale që nuk e ka ditur askush në përjashtim të rrethit të tij të ngushtë. /tvklan.al

Share: