Home KRYESORE A do të shtrëngohen masat? Flet ministrja Manastirliu

A do të shtrëngohen masat? Flet ministrja Manastirliu

Shqipëria po përballet me shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19, pavarësisht masave kufizuese.

Në lidhje me këtë çështje, ka folur mbrëmjen e sotme nga Rinasi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo u shpreh u shpreh trendi i infeksioneve ditore është i qëndrueshëm, ndërsa për masat do të vendoset në fund të javës.

“Kemi një trend të qëndrueshëm të infeksioneve ditore, masat e fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore. Në fund të kësaj jave do të kemi një rivlerësim në bazë 14 ditore të masave dhe do të jetë komiteti i ekspertëve, do të dalë me një analizë të plotë dhe nëse do të vijojmë të kemi këto masa, apo do të rishikohen me efekt shtrëngues. Nuk duam të shkojmë me masa shtrënguese. Është gjynah të relaksojmë sjelljen dhe të mos kemi përgjegjësi individuale për të përdorur këto armë të thjeshta” tha Manastirliu./ Opinion.al

Share: