Di Adela Kolea
Një nga aspektet e bukur dhe emocionues të profesionit të kujt shkruan, e sidomos kur ke shkruar histori të vërteta, ngjarje të vërteta, ke sjellë të dhëna toponimike konkrete, d.m.th ke përshkruar një lokalitet apo fshat; qytet që vërtet ekziston e nuk është fiction, është ky që vijon:
Më mbërrin një mesazh i bukur dhe i ndier nga një mike që kam këtu në Fb, Aurela,
e cila sapo lexoi shkrimin tim mbi “Varrin e Ashikut”, në Ndroq, Tiranë, më shkruan:
“Adela, po ti a e di që unë kam lindur e jam rritur në fshatin Bozanxhije, Ndroq, Tiranë?
*(Nga Bozanxhije ishte origjina e Faqebardhit, djalit të flijuar të historisë që unë solla, “Romeo” tirons i legjendës që e lexoni duke klikuar këtu.)
A e di ti, Adela që Bozanxhije është për mua vendi më i bukur në botë?
Që ndonëse në emigracion në Itali, unë premtova dhe e realizova ndërtimin e një shtëpie po në atë vend?
Ti, Adela, prandaj je e ftuar dhe do të vish me mua në Bozanxhije!” 💖
E falënderova nga zemra këtë mike, për dëshminë e saj të sinqertë dhe për ftesën që më bëri, me shpresën e realizimit sa më shpejt të udhëtimit drejt Tiranës sonë dhe në këtë rast, në fshatin e Tiranës, Bozanxhije, Ndroq.
Këto pra, janë sodisfaksionet e shkrimit, që shpesh, ndoshta me shkrimin vetë, fjalëpërfjalshëm nuk përcillen dot, për ngarkesën e bukur emocionale që shkaktojnë, ashtu papritur e pa menduar…
Magjia e fjalës që, ashtu siç ndërton ura e lidh njerëz, krijon edhe hendekë sipas konteksteve…! 💗🌷