Ndonëse ende zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë rast i mutacioneve të reja të virusit, mjekët në Open nuk e mohojnë se mund të ketë mbërritur në vend.
Albert Troci, mjek në Itali tha se : Variantet, mutacioni britanik ka hapur panik dhe te ju, 1 e 3 këtu në Itali kanë variantin britanik. Nëse ecim me këto ritme deri në fund ky virus i ri do mbizotërojë. Edhe në Itali kemi raste ri infektimesh.
Mjeku Mezini: Nuk e diferoncon dot nga shenjat klinike se ça varianti është. Unë them se po ka mbërritur varianti britanik.
Mjeku Fabian Cenko: Ne ndoshta mund të kemi dhe variante të tjera jo vetëm britanik. E rëndësishme është të kuptojmë sa është përqindja e rasteve që janë të infektuar me rastin e ri.
Vasil Llajo mjek nga Greqia: Mutacionet janë rritur në Greqi, raste pra, po megjithatë akoma nuk kemi fluksin e madh, sepse vendosja e lockdown , kufizimet me Anglinë, kanë bërë punën e tyre, por një ditë do e kemi prezent.