Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në kryeqytet, ku një makinë përplasi për vdekje një kalimtare.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e Institutit në Tiranë. Mjeti me drejtues E.B. përplasi shtetasen A.A. 25 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
“Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al