emperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin, ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë mëngjesin e kësaj të marte një informacion të përgjithshëm për gjendjen e akseve kombëtare.
ARRSH bën me dije se në rajonin verior, qarkullohet pjesërisht me zinxhirë: Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
Në rajonin qendror, Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri, aksi rrugor Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.
Në rajonin jugor akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
ARRSH iu bën thirrje të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./Opinion.al