Home KRYESORE Babai e përdhunonte, vajza i tha nënës, por ajo i quajti budallallëqe:...

Babai e përdhunonte, vajza i tha nënës, por ajo i quajti budallallëqe: Ngjarje tronditëse në Tiranë

Një 61-vjeçar në Tiranë akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij, 16-vjeçare. Abcnews.al mëson se B. Mazreku është arrestuar dje dhe sot do të dalë para gjykatës për caktim të masës së sigurisë.

Sipas dëshmisë së vajzës, e mitura ka rrëfyer për grupin e hetimit se kur ka tentuar të largohet, i ati e ka djegur me çakmak.

Për abuzimin që i bëhej nga i ati, e mitura ka vënë në dijeni dhe të ëmën, por kjo e fundit nuk e ka besuar. “Ik se skam kohë për këtë gjë tani. Çfarë janë këto budallallëqe”, mësohet t’i ketë thënë e ëma të bijës. Më pas, 16-vjeçarja ka denoncuar vetë në polici. g.v/abcnews.al

Share: