Home KRYESORE Basha ironi për projektin e portit të Durrësit: “Më jepni timonin se...

Basha ironi për projektin e portit të Durrësit: “Më jepni timonin se do të vijë sheiku”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar projektin 2 miliard euro për portin e Durrësit. Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, në Forumin për Integrimin, Basha u pyet ndër të thera për këtë projekt të Emirateve të Bashkuara ndërsa nuk kurseu ironinë.

Basha solli në vëmendje projektin për rrugën Tiranë-Elbasan, që tha se gjithashtu është investuar nga Adu Dhabi, por kishte transparencë.

“Më jepni timonin se do vijë sheiku. Nuk meriton asnjë koment nata e 1001 që po na ofrohet në prag të zgjedhjeve. Unë do jem krenar për të bashkëpunuar me këdo. Nga Abu Dhabi u investua edhe projekti për Elbasanin. Nuk u ula te Nusreti unë që të bëja pazare me Abdullain, djalin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara. Gjithçka ishte transparente. Dhe prandaj u bë për dy vite tuneli i Elbasanit dhe pastaj u deshëm shtatë vite për ta përfunduar. Kjo është diferenca. Nuk ka vend për komente, njerëzit që ishte duke u përmbytur Shqipëria, po përmbyteshin me kripën e Nusretin. Kur të jetë para projekti, do jemi në gjendje të gjykojmë”, tha Basha./Lapsi.al

Share: