Në episodin e kaluar të “Jashtë Loje” me autore e moderatore Sidorela Gjoni ishte e ftuar politikania e shumëpërfolur Grida Duma.
Gjatë kësaj bisede, Duma pati për “detyrë” të tregonte emrat që do të ishin pjesë e formacionit të saj politikë.
Në portë vendosi kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë Veliaj, sepse sipas saj janë gjithnjë nga pas njëri tjetrit. Kapiteni i saj u shpreh se pa diskutim është Lulzim Basha.
Nga ana tjetër kur u pyet për atë politikan nga Partia Socialiste që nuk do të bënte pjesë në “formacionin” e saj, u shpreh:
“ Unë besoj që për mënyrën se si është përfshirë në diskutime të forta individuale pa sens në logjikën time, duhet të jetë Braçe.
Mesa duket këtë intervistë e ka parë dhe zëvendës Kryeministri Erion Braçe, i cili ka ripostuar videon në adresën e tij të Instagramit duke shkruar:
“Mirëmëngjes!
Sigurisht, patjetër që nuk mund të jem në atë skuadër,
NORMALE;
UNË NUK VJEDH, NUK SHES,
NUK MASHTROJ, NUK VRAS!
Ky është sensi im! “-duke e mbyllur kështu me një nga fjalët e zonjës Duma.
Top Channel