Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, duke e quajtur këtë ditë si historike.
“Urime Izraelit dhe Kosovës për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike. Një ditë historike. Shtetet e Bashkuara janë më të forta kur partnerët tanë janë të bashkuar. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më shumë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, ka shkruar në rrjetin social Twitter, Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Izraeli dhe Kosova zyrtarizuan të hënën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe nisjen e bashkëpunimit.
Kështu Izraeli u bë vendi i 117 në botë e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Forcimi i lidhjeve miqësore, zgjerimi i horizonteve të bashkëpunimit mes dy vendeve, bazuar në parimet universale të ligjit ndërkombëtare për të konfirmuar përkushtimin e përbashkët në bashkëpunimin e sferës politike, ekonomike, të tregtisë dhe sferave të tjera të interes të përbashkët, janë disa nga pikat që përfshin vendosja e marrëdhënieve diplomatike./Euro News.al