Home Gjeo-Ekonomia Dialogu me Kosovën, Vuçiç: I pashpresë

Dialogu me Kosovën, Vuçiç: I pashpresë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se dialogu me Kosovën është i pashpresë, teksa theksoi se do të mbrojë gjithmonë interesat e shtetit të tij.

Sipas tij, Serbia është e gatshme për bisedime dhe për të dialogu është gjëja më e rëndësishme.

“Nuk kam përgjigjen e duhur. E shoh që edhe cështjet tona të brendshme i zgjidh Albin Kurti, i cili është bërë i ndjeshem dhe flet se si duhet të duket Serbia, kush duhet të jetë në pushtet dhe gjëra të tjera. Të gjithë janë të zgjuar dhe të fortë, por ne heshtim dhe e dimë se cilat janë interesat tona”.

Presidenti serb tha se shqiptarët nuk janë të interesuar për dialog dhe përmirësimin e marrëdhëneive me Serbinë.

 “Përfaqësuesit serb nuk janë ata që nuk marrin 0.65 për qind, por ata që i marrin 95 për qind. Janë munduar ata që të instalojnë serbët e tyre, por e jona është të luftojmë për popullin tonë, shtetin tonë. Për ne gjithcka është e vështirë, kurse ata thonë që për ta është e lehtë. Do ta shohim sa e lehtë”.

Edhe më herët Vuçiç ka shprehur dyshime lidhur më mundësine e një marrëveshje përfundimtare që mund të sjellte tek njohja reciproke./ Opinion.al

Share: