Home KRYESORE Foto/ Momentet e përgjimit të gjyqtares Enkeleda Hoxha dhe avokatit

Foto/ Momentet e përgjimit të gjyqtares Enkeleda Hoxha dhe avokatit

Opinion.al sjell foto të takimeve të gjyqtares Enkeleda Hoxha dhe avokatit Aldo Tabaku të cilat janë pjesë të dosjes hetimore në Prokurori. Sot u zbardhën detaje të reja nga arrestimet e bujshme të kryera ditën e djeshme nga SPAK në Gjykatën e Krujës. Rezulton se gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka liruar me kusht 7 muaj më parë një të dënuar për vrasje në Vlorë. I dënuari është identifikuar si Altin Skëndaj. Ndërkaq, theksohet se në të gjithë këtë skemë korrupsioni, një tjetër person është i implikuar. Ai është identifikuar si Isuf Tanuzi dhe ka luajtur rolin e sekserit.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e përgjimit nga Prokuroria. Siç shihet në foto në një nga pamjet shfaqet avokati Aldo Tabaku duke biseduar para gjykatës me Isuf Tanuzin sekser në çështjen e lirimit të Altin Skëndaj. Ndërsa në foton e dytë shfaqet gjyqtarja Enkeleda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku në një furrë buke./Opinion.al

Share: