Home KRYESORE Goditen dy banda kriminale në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Goditen dy banda kriminale në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Autoritetet italiane në Milano kanë zhvilluar një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës mëngjesin e së martës 23 shkurt.

Mediat italiane shkruajnë se sipas asaj që është komunikuar nga policia janë goditur dy organizata të ndryshme të cilat merreshin me trafikun e drogës ndërsa dy nga arrestimet u kryen në Shqipëri.

Bandat në fjalë, kryesisht të përbëra nga shtetas italianë dhe shqiptarë, importonin sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marijuanë në Lombardi, të cilat më pas i shpërndanë në rajone të ndryshme të Italisë.

Qindra efektivë nga Skuadrat Lëvizëse të Milanos, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese ishin të angazhuar për të kryer të gjitha arrestimet.

Arrestimet janë kryer me urdhër të prokurorisë së Milanos, ku janë sekuestruar 3 kompani, 2 godina, 3 motora të llojit scooter, 9 automjete e 2 motoçikleta./Opinion.al

Share: